Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fleckenstein i dërgon ultimatum të prerë politikës shqiptare: Reforma elektorale të jetë gati para...

Postuar: 11/02/2019 - 09:03

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për "Shekulli" Fleckenstein është shprehur se ky hap është i rëndësishëm.

"Po sigurisht! Presim që shumica në Parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë në dy grupime të komiteti ad-hoc, në mënyrë që tashmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale", ka thënë ai.

I pyetur më tej për procesin IPA dhe se çfarë do të thotë për Shqipërinë, ai ka theksuar se fondet do të ndahen në mënyrë jo diskriminuese.

"Asistenca e Para-Anëtarësimir III (IPA) për periudhën 2020-2027 u miratua nga Komiteti i Punëve të Jashtme i PE nga një shumicë domethënëse. Unë jam shumë i kënaqur për pozitën e negociuar. Kam arritur të nxjerr disa pika kryesore, që përfshin sigurimin që fondet e IPA-s të arrijnë të të gjitha rajonet. Së dyti ne duam të forcojmë dimensionin social të fondeve të IPA", ka thënë ai ndër të tjera.

Fondet e IPA kanë si qëllim investimin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 22:22

Ditën e sotme kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një komunikatë për mediet propozoi djegien e mandateve, me argumentin se protesta e ditës së djeshme provoi se shqiptarët janë të inatosur me këtë mazhorancë dhe qe

Postuar: 17/02/2019 - 21:38

Deklarata e ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler ka patur reagime nga politika s

Postuar: 17/02/2019 - 21:12

Çuditë nuk kanë fund nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Postuar: 17/02/2019 - 20:59

Një foto ku shfaqej e rrethuar Kryeministria nga protestues ka qarkulluar ditën e djeshme.

Postuar: 17/02/2019 - 20:30

Ish aleati i Bashës Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e organizuar nga opozita.

Postuar: 17/02/2019 - 19:45

Pas deklaratës së ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, ka ardhur dhe reagimi i