BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Flet njeriu që fundosi Ilir Beqajn në SPAK për batërdinë me koncesionin e “Sterilizimit”: Ish-ministri i përfshirë kokë e këmbë në afera korruptive, ja detajet e forta brenda dosjes ‘100 milionë euro’

Flet njeriu që fundosi Ilir Beqajn në SPAK për

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani, masën “detyrim paraqitje” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ndalimin për të dalë nga vendi, pas hetimeve për koncensionin e sterilizimit e sheh si të vonuar, pasi denoncimi nga forca politike që ai drejton është bërë disa vite më parë. Në një  intervistë televizive kë të  fundjavë, ai deklaroi se nuk është hera e parë që ka pasur hetim për këtë aferë, por se drejtësia e mëparshme nuk i ka parë provat siç i pa SPAK. Sipas tij, SPAK vërtetoi se besimi te drejtësia e re është i justifikuar dhe se kjo çështje është test për të treguar se kemi një drejtësi tërësisht ndryshe nga ajo që kemi pasur në 30 vite. Madje ai, i cili është personi që  kallëzoi Beqajn në SPAK sa i takon kësaj afere akuzon ish-ministrin se është  përfshirë në zullume, teksa shtoi se ky është test për të parë se drejtësia është e shkëputur nga influenca e kryeministrit Edi Rama.

-Zoti Shabani, një padi e bërë vite më parë në SPAK sa i përket koncesionit për sterilizimin në shëndetësi ku akuzonit Beqajn, duheshin shumë muaj që të vinte edhe masa e sigurisë ndaj tij, si e shihni këtë vendim?

Ka marr shumë kohë në fakt, por është shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek pjesa pozitive. Nuk është hera e parë që ka pasur një hetim për këtë aferë dhe për këta funksionar duke filluar nga ministri Beqaj. Por drejtësia e mëparshme nuk i kishte parë të gjitha provat që SPAK i kishte parë këtë herë. Shumë na thoshin ca besimi keni ju që dosja nuk do të mbyllet dhe kjo çështje është test për dy gjëra, e para sepse kemi një drejtësi e cila është shumë e ndryshme nga ajo që kemi pasur për 30 vite dhe e dyta nuk duhet të harrojmë se Beqaj është i mbështetur nga Rama. Me këtë kuptuam se drejtësia është e shkëputur nga ndikimi i kryeministrit.

-A keni dyshime se është i përfshirë drejtpërdrejt edhe ish-ministri?

Them se po sepse pozitat e shtetit ishin të vendosura qartazi në pozicion inferior, ku kishin të bënin me shkeljen e barazisë në tendera dhe ishte e pamundur që kjo të bëhej pa dirigjimin e ish-ministrit.

-A ka një shifër sa është dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit?

 Ne kemi bërë në padi një përllogaritje se sa do ti kushtonte shtetit nëse këtë punë do ta bënte vetë këtë punese, sepse deri para sa ti jepej me koncesion privatit ne nuk është se nuk i sterilizonim instrumentet kirurgjikal dhe me asetet që kishte ministria mund të shkonte deri në 4 milionë euro dhe shteti thoshte se duheshin rreth 17 milionë euro në vit. Kontrata ishte ndërtuar në atë mënyrë që e vendoste shtetin në një pozicion inferior. Kontrata ka shkuar mbi 100 milionë euro. Dëmi është i jashtëzakonshëm dhe nuk është më çështje parash, por jetë njerëzish se gjatë pandemisë po të kishim këto para do kishim më shumë bombola oksigjeni, shtrate etj. Domosdoshmëri është sterilizimi i instrumenteve kirurgjikalë, por që t’ia japim privatit se ne si administratorë publik jemi të paaftë, unë mendoj se pas kësaj deklarate ministri duhet të japë dorëheqjen, se ai është njeriu i paaftë për të menaxhuar pronën publike. Privati nuk e ka bërë më mirë punën, por edhe mënyra si iu dha privatit nuk ishte me një konkurrencë publike. Edhe sikur ne nuk kemi marrë privatin më të mirë dhe kualifikuar për këtë punë. Edhe kjo nuk e justifikon atë që thotë ministri. Unë shpresoj që jo vetëm të dënohen por të na kthejnë edhe paratë.

-Për kryeministrin Rama në 2013 thoshte fajin e ka sistemi i ndërtuar nga Berisha, ndërsa thotë se përgjegjësia është individuale, si e sheh këtë ndryshim në ligjërim?

Rama ka pasur të drejtë kur thoshte se sistemi është i rëndësishëm, sepse nëse të duhen para për të fituar zgjedhjet nuk mund ti fitosh nëse s’je i korruptuar, por ishte Rama që e mori sistemin dhe e perfeksionojë në dëm të shqiptarëve dhe në avantazh të vetes së tij, kështu që në këtë pikë ai e kupton shumë mirë që përgjegjësia këtu jo vetëm politike po as ligjore nuk mund të jetë personale. Ai ka ngritur ose ka trashëguar një skemë piramidale që pasuron atë dhe rrethin e tij të ngushtë. Nëse ai nuk e dinte se ministri po abuzonte me fondet publike, çfarë ishte duke bërë ai. Ka përgjegjësi për moskryerjen e detyrës për të cilën është ngarkuar. Nëse ai nuk do kishte gjë në dorë diskursi i Ramës mund të bënte sens, por jemi në një shtet ku Rama kontrollon çdo gjë. Nëse ai kontrollon kaq shumë pushtet dhe nuk kontrollon dot kabinetin e tij që vjedh i bie është i paaftë. Kur SPAK kap ministrat e tij ai nuk i mbron më dhe është shumë standard i ulët për një kryeministër. Ne Beqajn e kemi kallëzuar shumë vite para dhe kryeministri ka vijuar ta promovonte gjatë këtyre viteve. Të paktën publikisht ai nuk është duke e penguar drejtësinë, sepse kemi parë që bashkëpunëtorët e kryeministrave të mëparshëm mbroheshin edhe kur ishin brenda në burg dhe në këtë pikë i duhet dhënë një lloj vlerësimi.

-A i ka bërë presion Rama, Beqajt që të jap dorëheqjen nga posti që mbante?

Unë shpresoj që ti ketë bërë dhe ka bërë mirë nëse e ka bërë sepse asnjë funksionar nuk duhet që të përdor postin publik për tu mbrojtur. Ai tani po hetohet dhe do të paguajë si çdo qytetarë i Shqipërisë.

-Ndërkohë, kemi një koncesion ku vijohet që të paguhen detyrimet e koncesionit, si e shihni mundësin e pezullimit të pagesave të këtij koncensioni?

Ato duheshin pezulluar në fakt. Nuk e di pse gjykata nuk ka marr një vendim. Është e domosdoshme që shqiptarëve tu kthehen paratë e vjedhura. Këto para duhet t’i rikthehen shërbimit spitalor, në mënyrë që shqiptarët të mos vdesin dyerve të spitaleve. Dua e para të ndërpritet vjedhja dhe e dyta të rikthehen paratë që na janë marrë. Drejtësia e vërtetë do të jetë në momentin kur ne do të marrim paratë që na janë vjedhur, padyshim që këta duhen ndëshkuar, burgun nuk ja uroj askujt, por unë dua që e para të ndërpritet vjedhja dhe e dyta që të na kthehen paratë të cilat ne na janë vjedhur.

Më të lexuarat