
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Fletë-arresti për Vangjush Dakon nga SPAK, Artan Hoxha zbardh si u bllokua në minutat e fundit dhe kush ishte personi që ndaloi prangosjen e ish-kryebashkiakut

Shkruar nga Elmas Bogdani 6 Qershor 2023

Lajmi se Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) mësohet se ka firmosur arrestimin e Vangjush Dakos po shkakton “tërmet”. Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se Dako, njeriu më i besuar i kryeministrit Rama po hetohej për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Pjesë e dosjes mësohet se është edhe një leje ndërtimi e paligjshme. Thuhet se urdhri për arrestimin e Dakos është firmosur, por policia po vonon për ta ekzekutuar. Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një reagim të shoqëruar me një foto ku shfaqet një banderolë që mban titullin “Ku është fletë-arresti i Vangjushit?”. Qytetarët të interesuar e pyesin Hoxhën nëse ky lajm është i vërtetë apo jo? Ky i fundit u përgjigjet se për këtë zhvillim të bujshëm ka dijeni vetëm kryeministri Rama. “Lajmet për arrest i jep Padishau”, ishte komenti i Hoxhës. Ai e thumbon Ramën nga të dyja anët. E para për lajmërimet e zyrtarëve të lartë që vetë kreu i qeverisë i njofton para drejtësisë, apo edhe medieve siç ishte rasti i sekretares së e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Në anën tjetër, Hoxha lë të nënkuptojë se gjithçka në këtë mes lëviz me urdhrin e kryeministrit Rama, si edhe me foton jep mesazhin e koduar se prangosja e Vangjush Dakos ka vite që bllokohet. Në shkrimin e tij, me nota ironie, por me shumë të vërteta brenda me ekzagjerimin që bën, gazetari Hoxha gjithashtu paralajmëron se gjithë politika shqiptare do të tronditet nëse Vangjush Dako bëhet i penduar i drejtësisë. “Me mori ne telefon dje një nga ata të Dubait. Më tha se çfarë ndodh nëse pendohet Vangjush Dako?. Ik more shejtan,-i thashë. Larg qoftë!!!! Po bëri vaki kjo gjë, rrëzohen 6 qeveri në Amerikën Latine, ndërrohen bosët e Ndragetës në jug të Italisë dhe shpërthen Lufta e Tretë Botërore mes Sukthit, Spitallës dhe Xhafzotaj. Ky tipi, ka bërë foto me këtë banderolën, që më 2019-ën…”, përfundon reagimin Artan Hoxha.
Arrestimi i Dakos
Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, është paraqitur 5 ditë më parë në dyert e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hoxha është thirrur në SPAK edhe në muajin mars, ku dha për 4 orë deklarime para prokurorëve. Kallëzimi është depozituar në prokurorinë e posaçme në shtator të 2020-ës nga banorët e pallatit që u dëmtua pas tërmetit me dyshimin se, Dako në kohën që ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë, ka miratuar lejen për katër kate shtesë edhe pse projekti fillestar parashikonte një godinë me 10 kate. Mësohet se Dako ka dhënë sqarime si persona që ka dijeni dhe deri në këtë fazë hetimore nuk është regjistruar ndonjë vepër penale në ngarkim të tij. Gjithashtu, Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit disa javë më parë kanë marrë në pyetje zyrtarë të bashkisë së Durrësit në lidhje me disa tendera të zhvilluara nga ky institucion. Bëhet fjalë për tendera të zhvilluar në kohën që bashkia drejtohej nga Dako, por nuk dihet ende nëse janë konstatuar shkelje ligjore.
Pse DASH e shpalli “non grata” Vangjush Dakon
Në korrik të 2019, Departamenti i Shtetit e vendosi kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Në njoftim u theksua se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni. Në të kaluarën Zëri i Amerikës ka nxjerrë në pah, rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s. VOA shkruante në atë periudhë se bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat. Gjatë një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përgjegjësi për rastin e tij.
Më të lexuarat


Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq

Tensionet në Veri/ Ministrja Gërvalla reagon ashpër ndaj propozimit të Ramës: Shumë i rrezikshëm, trembem kur dëgjoj...

“KFOR të marrë Veriun”/ Ish-ministri Lleshaj ‘shuplakë’ Ramës, del kundër deklaratave të tij për Kosovën: E përcakton NATO, jo...

Beleri bën lëvizjen e radhës nga burgu

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Tensionet në Kosovë/ “Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu bën paralajmërimin e fortë: Mund të kemi skenar të ngjashëm me...

Ish-ministri Lleshaj sulmon Ramën: Qeveria ka rënë në gjendje letargjie, duhen reforma, jo marketing
