BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Floriana Garo del me mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve: 25 prilli, dita më kritike në historinë e Shqipërisë!

Floriana Garo del me mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve: 25

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, tha në një deklaratë se 25 prilli do të jetë një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë.

Garo deklaroi se pas 8 vitesh qëndrim në vendnumëro dhe prapambetje nën qeverisjen e Ramës, çdo shqiptari i jepet tashmë një shans për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Pas 12 ditesh, do te mbahen zgjedhjet ne Shqiperi.
Kjo do te jete nje nder ditet me kritike ne historine e Shqiperise.

Pas 8 vitesh qendrim ne vendnumero dhe prapambetje nen qeverisjen e Rames, cdo shqiptari I jepet tashme nje shans per ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen e tij.

Me 25 Prill ne mund te zgjedhim mes Shqiperise se veshtiresise, pafuqise, deshperimit,

Shqiperise me ekonomi ne rrenim,
Shqiperise se arrogances,
Shqiperise se Edi Rames, dhe Shqiperise me ndryshim dhe shprese,
Shqiperise ku kushdo mund ta fitoje jeten me dinjitet,
Shqiperise e cila do te behet gradualisht pjese e komunitetit Europian,
Shqiperise ku te rinjte do te duan te ndertojne te ardhmen e tyre,
Shqiperise ku politika behet me respekt,
Shqiperise ku cdo qytetar ka nje ndjesi perkatesie dhe ku qeveria punon per te dhe jo per vete.

Me 25 Prill Shqiperia do te zgjedhe Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per te ri-sjelle shpresen.