BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x

Politike

“Foltorja” dorëzon në Kuvend projektligjin për “Lustracionin”, zbardhet drafti si Berisha kërkon të shpëtojë veten si sekretar i PPSH, synohet “asgjësimi” politik i Metës

“Foltorja” dorëzon në Kuvend projektligjin për

Ashtu siç paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi dorëzoi në Kuvend projektligjin për “Lustracionin”. Kjo lëvizje e “Foltores” vjen disa ditë pasi Partia Demorkatike, zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj depozitoi në Kuvend një projektligj për dekomunistizimin, pjesa tjetër e PD-së që drejtohet nga Sali Berisha ka bërë gati një projektligj për pastërtinë e figurës, më konkretisht për largimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit nga piramida shtetërore. Projektligji është i ngjashëm me ligjin e lustracionit të vitit 2008, miratuar nga Partia Demorkatike asokohe në Kuvend, por i rrëzuar dy vite më pas nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.

Berisha shpëton veten nga e kaluara komuniste

Gazeta “SOT” ka siguruar draftin e plotë dhe referuar përmbajtjes së projektligjit, Sali Berisha është kujdesuar për të përjashtuar veten e tij si subjekt i veprimit të ligjit, duke hequr nga kategoritë pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë. Në projektligj parashikohet se nuk mund të ushtrojnë funksione publike dhe as nuk mund të zgjidhen ata që kanë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, hetuesit dhe krerët e drejtësisë komuniste, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, ministër, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, personat që kanë mbaruar shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore politike. Sekretarët e partisë duket se janë shmangur qëllimisht për të shpëtuar Berishën, i shpallur dy herë non grata nga SHAB dhe Britania e Madhe.

“Foltorja” synon përjashtimin e Metës nga politika

Nga ana tjetër, në projektligj janë përfshirë bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit, duke rrezikuar Ilir Metën, gjithnjë nëse nisma do të miratohet me 84 vota. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatën e pastërtisë së figurës së Ilir Metës, lëshuar nga komisionet Mezini dhe Bezhani, duke e implikuar Metën në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës. Ilir Meta ka mohuar që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për manipulim. Ndërkaq, rastësi apo jo, projektligji i Berishës për ndëshkimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit vjen disa ditë, pasi Ilir Meta priti në zyrat e Partisë së Lirisë ambasadoren amerikane Yuri Kim, çka tregon se marrëdhëniet mes ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta janë ftohur.

Bylykbashi jepe detaje nga projektligji për “Lustracionin”

Ndërkohë deputeti Oerd Bylykbashi, duke folur dje për mediat, pranoi se nisma është e ngjashme me ligjin e lustracionit të vitit 2008, miratuar nga PD-ja në Kuvend, por i rrëzuar dy vite më pas nga Gjykata Kushtetuese. Referuar përmbajtjes së projektligjit, demokratët e Rithemelimit janë kujdesur për të përjashtuar nga subjekti i veprimit të ligjit, pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë, post që e ka mbajtur për vite me radhë Berisha, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. “kjo është hera e tretë që Partia Demokratike sjell një projektligj lustracioni, ne e depozitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptarë dhe në një seri funksionesh tjera publike të rëndësishme, funksionarët e lartë politikë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre. Në ndryshim nga të gjitha nga ajo çfarë keni dëgjuar deri më sot, ky është një ligj i cili i shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi, dhe bazohet tek eksperienca e mëparshme tek ligji i vitit 2008-të duke u pasuruar edhe me aspekte të tjera me një bazë kushtetuese që është neni 6 fraksion 1 i Kushtetutës. Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, tashmë me ndryshimet që iu bënë për pastërtinë e figurës, për të larguar kriminelët nga parlamenti është e njëjta bazë kushtetuese e cila vlente që në atë kohë për të lustracionin”, deklaroi Bylykbashi. Kujtojmë se Shkresa për ligjin e lustracionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së, të cilët janë: Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda  Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.