BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Politike

“Foltorja” drejt shkërmoqjes, aleanca me Ilir Metën dhe pazaret me Gazment Bardhin përçajnë grupin e “non gratës”, zbardhen prapaskenat

“Foltorja” drejt shkërmoqjes, aleanca me Ilir Metën dhe

“Foltorja” e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha duket se është përçarë dhe është përfshirë nga sherre të forta. Çdo ditë që kalon, po tregon se lufta e brendshme për pushtet brenda llojit e veçanërisht në radhët e grupimit anti-amerikan të Rithemelimit, tani po shfaqet edhe publikisht. “Shuplakën” e radhës Berishës të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ja ka dhënë ditën e djeshme anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Aleksandër Biberaj, i cili ka dalë hapur kundër Ilir Metës dhe Gazment Bardhit. Zoti Biberaj ishte dje në një studio televizive, teksa theksoi se opozita ka nevojë për një lidership të ri pasi sipas tij ish kryeministri Sali Berisha ka dështuar, Basha nuk mundet, ndërsa Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Madje ai zbuloi se nuk ishte dakord që Rithemelimi të dilte nën logon e Partisë së Lirisë. Më tej, Biberaj deklaroi se ka se sa të jetë Edi Rama kryeministër, atë logo të Partisë Demokratike nuk do ta marrë Rithemelimi, do ta ketë Lulzim Basha. “Unë e kam thënë lufta duhej bërë për të bashkuar të gjithë demokratët, për të bashkuar bazën se ata janë të gjithë votuesit, por as Sali Berisha nuk e bën këtë se ka dy vite që ka dështuar, Lulzim Basha nuk e bën që nuk e bën, Gazmend Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Por këta nuk pranojnë që të hapet një proces unifikues përbashkues në PD dhe të kandidojë kush të dojë, siç ndodh në Demokracinë Perëndimore. Le të jenë 10 kandidatë, 20, që ta bashkojnë PD. Unë kam propozuar që më përpara që ne mos të dilnim me logon e Partisë së Lirisë ose LSI, por të krijohej një parti tjetër, sepse gjykatat në këtë vend i ka Edi Rama si të gjithë pushtetet. Sa të jetë Edi Rama kryeministër atë logo të PD nuk do ta marri Rithemelimi, do ta ketë Basha dhe kjo është e qartë”, deklaroi ai.

Pazari Bardhi-Berisha

Më tej anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Aleksandër Biberaj u shpreh se me Sali Berishën, Gazmend Bardhin dhe Lulzim Bashën, opozita do të ngelet pa parti. Madje ai deklaroi se asnjë nga këta të tre nuk i duhen Partisë Demokratike. Sipas Biberajt, thirrja e tij ka qene dhe mbetet konstante, që kanë nevojë për një Kuvend Kombëtar bashkëpunues, i cili të bashkojë demokratët. “Çdo bashkim i shërben të ardhmes së opozitës dhe ka të bëjë me të ardhmen e kombit shqiptar. Por ideja është që secili nga votuesit e deklaruar dhe të vetëshpallur të Partisë Demokratike, duhet të bënte një hap pas që të arrihej një bashkim i gjithë demokratëve. Pra, si Lulzim Basha, i cili bëri një lojë të pisët me modelin e tij politik, dha dorëheqjen, ndërsa Doktor Berisha, i cili pavarësisht besimit që mori në Këshillin Kombëtar ka dështuar në objektivat e veta dhe tani ka dalë në skenë dhe Gaz Bardhi. Thirrja ime ka qene dhe mbetet konstante, që ne kemi nevojë për një Kuvend Kombëtar bashkëpunues, i cili të bashkojë demokratët. Sepse ka 10 vite që opozita është në këtë tymnajën e njëpasnjëshme, dështimet e njëpasnjëshme, dështimet të cilat nuk i pranojnë dhe ne jemi sot në këtë gjendje që kemi një qeverisje komplet autoritare dhe qytetarët shqiptarë janë komplet të pambrojtur, sepse vuan institucioni i opozitës, janë prishur të gjithë balancat politike në Shqipëri”, nënvizoi dje anëtari i Kryesisë së “Foltores”, Aleksandër Biberaj.