BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Politike

“Foltorja”: Më 7 korrik sheshi do jetë plot, Bardhi e Alibeaj kanë damkosur veten duke qenë bashkëpunëtorë të qeverisë, Rama rrugaç tipik

“Foltorja”: Më 7 korrik sheshi do jetë plot, Bardhi e

Anëtari i Kryesisë së “Foltores”, Gent Strazimiri, ka treguar dje detaje në lidhje me organizimin e protestës së 7 korrikut, ku tha se takimet kanë qenë intensive dhe se sipas tij kjo protestë është shumëpritur nga qytetarët. Në një intervistë për mediat, Strazimiri shprehu bindjen se me 7 Korrik sheshi i Tiranës do të jetë plotë. “Takimet janë intensive, fillimisht kemi filluar me strukturat, të cilat janë përgjigjur n mënyrë shembullore dhe tashmë jemi në kulmin e punës duke kontaktuar qytetarët, nëpër kafene në dyqane, me qytetarët kudo që ndodhen, duke komunikuar me ta, duke shpërndarë fletëpalosjet. Jam i kënaqur që megjithëse  është punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira, të vapës, të zagushisë, mundi që kemi harxhuar është shumëfishi i shpërblyer me atë që mesa duket paska qenë e shumëpritur nga qytetarët. Unë jam shumë optimist që me datën 7 korrik në orën 7 sheshi i Tiranës do të jetë plotë”, deklaroi ai. I pyetur në lidhje me refuzimin e Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt, për të marrë në protestë Strazimiri theksoi se nuk ka asnjë arsye për  të mos qenë në krahë të qytetarëve. “Unë mendoj se kushdo që refuzon të jetë krah demokratëve, veçanërisht ata që do të duhej të ishin në drejtim të betejës së tyre për të çliruar këtë vend që tashmë është në rrezik. Mendoj se e ka damkosur veten të bashkëpunëtorit të Edi Ramës dhe të kësaj qeverie. Mendoj se nuk ka asnjë arsye të mos bashkohesh me cilindo prej qytetarëve shqiptarë, veçanërisht me demokratët  shqiptarë, u shpreha ai. Ndërkohë ai akuzoi kryeministrin Rama se është një rrugaç tipik. “Kryeministri është një rrugaç tipik, veçanërisht nëpër konferenca shtypi, veçanërisht me gazetarët duke e bërë të qartë se gazetari nuk lejohet të bëjë disa gjëra, për shkak se pronari, i ka punët mirë apo jo kryeministri. Protesta dje ishte një hap i vonuar. Ata që kanë një fije dinjitet sigurisht duhet t’i bashkohen si qytetarë në protestën e 7 korrikut.  Fjala është e lirë aq sa e lejon një gazetar. Nëse një gazetar ka shitur fjalën, sigurisht që fjala nuk është më e lirë”, nënvizoi Strazimiri.

Më të lexuarat