
Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

“Foltorja” në zgrip, Sali Berisha “kërcënon” Edmond Spahon pasi njohu 29 nëntorin, deputeti heq postimin nga “Facebook”

Shkruar nga Elmas Bogdani 2 Dhjetor 2022

E ka emrin Partia Demokratike, por mesa duket aty nuk ka patur ndonjëherë liri e demokraci për sa kohë Sali Berisha është pjesë e saj. Edhe pse deputeti Edmond Spaho, nuk është në të njëjtën linjë me liderin e tij kur vjen puna te data e Çlirimit të Shqipërisë, mendimet ndryshe nga Sali Berisha nuk pranohen. Pra për interesat e ngushta personale, kryefoltoristi Sali Berisha është në gjendje që të çojë në “gijotinë” edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Spaho ka uruar 29-ën ndryshe nga Berisha e të tjerë deputetë të PD të cilët uruan dhe bënë homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”. Dikush e pyet për saktësimin e datës dhe deputeti sqaron përmes një komenti që zyrtarisht Shqipëria është çliruar më 29 nëntor. Por ky qëndrim ndryshoi si me “magji”. Nuk ka më postime nga Spaho, madje ai është bashkuar me idenë e Berishës duke sulmuar luftën partizane. Në rrjetin social, “Facebook” deputeti tha se e ka kuptuar gabimin e tij dhe nuk do ta përsërisë sërish. Por ajo që vihet re është se Spaho ka sulmuar amerikanët me qëndrimin që mbajtën për 29 nëntorin. A e ka kërcënuar Berisha të heqë postimin dhe të ndryshojë qëndrim? Një gjë është e qartë. Sali Berisha është tërbuar nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila njohu 29 nëntorin.
SHBA njeh 29 nëntorin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur zyrtarisht 29 nëntorin, si ditën dhe datën kur Shqipëria u çlirua nga okupatorët nazifashistë. Gjatë këtyre 30 viteve demokraci të shumtë kanë qenë ata, të cilët e kanë krahasuar luftën partizane si “vëllavrasëse”. Në 3 dekada Berisha ka vjellë vrer për partizanët që dhanë jetën për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe LANÇ, ndërkohë që iso atij i kanë mbajtur edhe ithtarët e tij, ballistët dhe zogistët, të cilët bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë. Madje, Berisha ka shkuar deri atje sa nuk e njeh 29 nëntorin si festën e Çlirimit. Por kjo strategji antishqiptare dhe antipatriotike e ndjekur nga Sali Berisha është rrëzuar ditën e djeshme, pasi amerikanët kanë njohur 29 nëntorin dhe thyer mitin se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare ishte “luftë vëllavrasëse”, duke konfirmuar LANÇ si aleate e Aleancës Anti-Fashiste Ky realitet është faktuar dhe konfirmuar para 3 ditësh nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila së bashku me krerët e grupeve diplomatike në Shqipëri kanë marrë pjesë në ceremoninë, ku u kryen homazhet për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku morën pjesë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ambasadori i OSBE-së, Vincenzo del Monaco, ambasadori i Bullgarisë Momtchil Stoyanov Raytchevski dhe ambasadorë të vendeve të tjera. Kështu që kjo lëvizje e amerikanëve, jovetëm që ka konfirmuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si epope, por ka rrëzuar edhe mitin se lufta partizane ishte “vëlla vrasëse”. Pra, ky mesazh i ambasadores Kim është i qartë dhe tregon se Shqipëria është krah aleatëve njësoj si para 78 viteve.
Berisha sulmon LANÇ
Si çdo vit edhe këtë 29 nëntor Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetet sociale, ku sulmon luftën partizane. Berisha shkruan se të gjitha provat tregojnë se Çlirimi ka ndodhur më 28 nëntor, por që Enver Hoxha e falsifikoi me urdhër të Beogradit. Ai vazhdon të ulë vlerat e LANÇ-it dhe ta cilësojë luftën partizane si një luftë vëllavrasëse dhe jo çlirimtare. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kjo sipas tij është e vërtetuar me fakte, ndërsa theksoi se Partia Komuniste ka zbatuar një linjë politike terroriste gjatë luftës, sipas tij.“Historianët dhe studiuesit kanë vërtetuar me dokumente të pakundërshtueshme se krerët jugosllavë dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943 e degraduan luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve në një luftë kryesisht vëllavrasëse civile dhe se NPSH si Enver Hoxha dhe kryesia tjetër e kësaj partie. njëzëri pranojnë në plenumin e dytë të Beratit se ka zbatuar një linjë politike terroriste gjatë luftës, pra ka vepruar si organizatë terroriste. Studimet e dekadave të fundit bazuar në dokumente të panumërta kanë vërtetuar se serbët, Enver Hoxha dhe të tjerët. Vasalët shqiptarë në krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë kryen gjenocid dhe krime të rënda ndaj shqiptarëve gjatë luftës kundër pushtuesve”, thotë Berisha.
Më të lexuarat


Sherret për kandidatët/ Rama nuk ruan dot qetësinë, kritika të forta deputetëve në Vlorë, votohet për kandidatin që do garojë për Bashkinë, kryeministri ka dalë jashtë...

Nuk ka ndodhur më parë! Belind Këlliçi hap ‘thesin’ e madh të premtimeve pak para zgjedhjeve, shpall platformën për Tiranën

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim”, Berisha zbulon planin politik dhe bën thirrjen e ‘fuqishme’: Mbështesni Belind Këlliçin, pasi do vendos qytetin në shinat e...

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me 'ultimatum' në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Cilën PD do votojnë shqiptarët? Alibeaj zbërthen skenarët dhe zyrtarizon kandidaturat e 14 majit nga selia e re

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia e Lirisë vijon të mbetet forca politike më e urryer e shqiptarëve

Flutura Açka akuza të forta në Kryesinë e PD: Kandidatët e primareve në kurth, nuk ka turp më të madh sesa të çosh vota te Meta

Rama sulmon BE dhe e akuzon se është treguar hipokrite me Shqipërinë, ja mesazhi i kryeministrit për Britaninë e Madhe
