BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Politike

“Foltorja” shpërthen ndaj Yuri Kim: SHBA të priti si refugjate o mosmirënjohëse, por ti mendon si Beqir Balluku e Kristaq Rama

“Foltorja” shpërthen ndaj Yuri Kim: SHBA të priti si

Deklaratat e ambasadores marokene në Tiranë, Yuri Kim të bërë dy ditë më parë gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, se SHBA nuk e njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike e kanë revoltuar shumë Sali Berishën dhe ‘Foltoren’. Pas kryetarit Berisha të tjerë eksponentë të ‘Rithemelimit’ kanë sulmuar ashpër ambasadoren. Ka qenë ish-deputeti me kobure Gent Strazimiri, ai që ka vënë emrin në këtë sulm të egër, të publikuar në portalin e familjes Berisha. Në një postim në “Facebook”, ai mes të tjerash shkruan se Kim flet njësoj si Kristaq Rama, Beqir Balluku dhe Ardian Dvorani. “Nuk buron populli nga shteti ligjor, oj shoqe, por shteti ligjor nga populli! Çdo ambasador i SHBA në Tiranë, që në fjalimin e parë prezantues e në vazhdim, është shprehur gjithmonë qartë, pastër dhe bukur me një aksiomë të politikës zyrtare të SHBA: nuk mbështesim asnjë forcë politike apo individ në veçanti, por popullin shqiptar në vullnetin e tij të lirë për të zgjedhur! (Kjo në fakt, që në 1945 e në vazhdim, edhe kur nuk ka patur ambasador në Tiranë...) -Të thuash “nuk marrim parasysh popullaritetin”, do të thotë qartë, pastër dhe bukur që “nuk marrim parasysh dëshirën e popullit”... - Të thuash “shteti ligjor” është mbi “popullaritetin”, pra dëshirën dhe preferencën e shprehur nga populli, do të thotë ta kthesh këtë vend 32 vjet pas në diktaturë. Pse? Sepse në një demokraci sovran nuk është ligji, po dëshira e popullit, domethënë popullariteti! Sepse, kur ky popull u ngrit dhe guxoi të kërkonte Lirinë, e bëri duke thërrmuar “ligjet” dhe “shtetin ligjor” të kohës, që nuk kishte popullaritet! Sepse ishte pikërisht “ligji” që e ndalonte popullin të dëshironte diçka ndryshe nga ç’parashikonte “ligji”... duke nisur që nga Liria... Nëse nuk ke kuptuar këtë, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë për kaq kohë sa ke qëndruar këtu... Por më shumë se kaq, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë as nga vendi më i madh i demokracisë së aplikuar deri tani, ai vend që të priti si refugjate, të adoptoi e të ngriti deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të vlerave të tij, sigurisht nën “shtetin ligjor” por, që buron nga “We, The People”! Ti thua “WE” por, njësoj si Kristaq Rama, Beqir Balluku, Ardian Dvorani, etj., etj., nuk ke kuptuar që nuk buron dëshira e popullit nga ligji, por ligji nga dëshira e popullit”, shkruan Strazimiri.