BREAKING NEWS

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/ Spartak Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit: Franca gjithmonë ka qenë kundër territorit shqiptar, ç’ punë ka me...

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe akuzon Albin Kurtin, irritohen kosovarët dhe kërkojnë shpalljen “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme
x
BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x

Politike

“Foltorja” sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 35% të popullatës në Shqipëri,  qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt

“Foltorja” sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit. Sipas tij, në 8 vite janë larguar 35% e popullatës pasi nuk ndihen të sigurt. Sipas Berishës, deri më sot asnjë komb nuk ka humbur kaq shumë sa Shqipëria për shkak të keqqeverisjes. Në konferencën “shpopullimi ose zhbërja”, Berisha theksoi ditën e djeshme se Shqipëria ka arritur statistikën që nuk e ka pasur kurrë në histori. “Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.  Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori. Nga viti 2014 gjer më sot, numri i shqiptarëve pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend”, deklaroi ai. Më tej Sali Berisha hodhi akuza edhe për numrin e të arrestuarve në vitin 2015 duke thënë se nga 37 mijë persona të vënë në pranga, 80% e tyre ishin për çështje civile.“Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë. 80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë. Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan. Ne mblidhemi për një debat rreth doktrinës së Vaso Çubrilloviçit dhe unë dua të falënderoj zotin Shahu dhe Duraku për publikimin e këtij libri që sot është më aktual se kurrë për çdo shqiptar. Ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870. Shqiptarët ishin para alternativës: to bo or not. Përveç vetes së tyre, shumë të paktë ishin ata që i pranonin për kohën. Porta e Lartë dhe Pallati Jolldiz ishin të gatshëm të shpallnin grekë, sllavë, të gjithë të krishterët shqiptarë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqisnin si otomanët e Europës”, nënvizoi Berisha.

 

 


 

Më të lexuarat