BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Politike

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi

Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat . 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025. Ndërsa ligji i miratuar në seancën e sotme, parashikon hyrjen në fuqi të tatimit për të vetëpunësuarit dhe entitetet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Në ligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi. Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%. Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%. Gjatë seancës është mbajtur edhe interpelanca mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Deputetja demokrate akuzoi qeverinë se nuk ka treguar transparencë lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetit. Por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve dhe se çdo qytetar mund të marrë informacion. Debate pati edhe mes Berishës dhe deputetëve socialistë Balla dhe Gogu sa i takon akuzave që ish kryeministri pati për kryebashkiakun e Tiranës. Po ashtu, Berisha akuzoi qeverinë se po shpopullon vendin. Ndërsa nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji, ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi mbi situatën ku ndodhet siguria në vend pas ngjarjeve më të fundit.

Fondet për rindërtimin

Kështu, fillimisht ishte deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila thirri në interpelancë ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimi. Tabaku pretendon se qeveria nuk ka treguar transparencë. Madje ajo theksoi se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetin. “Në vitin 2019, një tërmet tragjik goditi vendin dhe 51 shqiptarë humbën tragjikisht jetën ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën. Qeveria shqiptare morri pjesë në fillim të 2020 në një konferencë donatorësh organizuar nga Bashkimi Europian dhe jo vetëm për të përfituar një shumë prej 1.15 mld eurosh nga të cilat 295 mln euro në formën e granteve dhe 853 mln euro në formën e kredive të buta. Pas fatkeqësisë, qeveria shqiptare ngriti Ministrinë e Rindërtimit për të mbarëvajtur procesin e rindërtimit. Ndërkohë që flasim as ministria e rindërtimit dhe as ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk kanë një raport të qartë të kostove dhe ndërtimit në fushën e rindërtimit. Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër”, deklaroi Tabaku. Më pas fjalën e mori, ministrja Ibrahimi, e cila u shpreh se rindërtimi vijon me ritme të shpejta ndërsa pohoi se të gjitha fondet e rindërtimit janë të tenderuar dhe tashme janë subjekt i KLSH-së. Ndërkohë sipas ministres nuk ka asnjë detyrim të prapambetur nga fondet e rindërtimit. Ministrja tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve.

Shpopullimi

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje qeverinë se po kalon ligjin për ‘Tatimin mbi të ardhurat’ që do të godasë profesionet e lira. Sipas Berishës, qeveria ka synim t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria. “Në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë në këtë vend, kjo është e keqe që po harrohet se kaloni këtu në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkulueshme për shpopullim vlerësohet si akt genocidal dhe ju vijoni serialin, keni përzënë në 8 vite mbi 35% të shqiptarëve por s’jeni të ngopur dhe tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme. Harroni që qytetarët kanë nevojë jetike për stomatologun, për kontabilistin, për avokatin, për të gjithë ata që quhen profesione të lira dhe ju me një të rënë të lapsit doni t’i përzini nga Shqipëria. Nuk është këtu ai ministri i familjes. Në moton kokën njëri-tjetrin, licencë për vrasjen, rendi në duart e krimit, policia nuk ekziston, kjo është siguria dhe kushtet për largimin e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Më të lexuarat