Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forumi Ekonomik, Rama: Përmes investimit vjen në Shqipëri një copë Gjermanie. Merkel: Të interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike

Forumi Ekonomik, Rama: Përmes investimit vjen në Shqipëri një copë Gjermanie. Merkel: Të interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike

Postuar: 08/07/2015 - 18:11

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë pasditen e së mërkurës në forumin ekonomik të mbajtur në “Tiranë Business Park”, në Vorë.
 
Në fjalën e tij, Rama e ka vënë theksin tek rëndësia e investimeve gjermane në vendin tonë, duke i drejtuar një falënderim të veçantë familjes Lindner. 
 
“Kjo është një ditë e shënuar për raportet me Gjermaninë. Falënderoj familjen Lindner për investimin e saj. Përmes një investimi prej 100 milionë eurosh vjen në Shqipëri një copë Gjermanie. Vendi ynë ka nevojë për para dhe punësim real, ndaj dhe sipërmarrja gjermane do të promovojë një kulturë të re pune në vendin tonë. Kancelarja Merkel e kupton më mirë se kushdo tjetër vështirësinë e shoqërive të reja evropiane për t’u përshtatur me kulturën e punës”, ka thënë Rama. 
 
Rama ka nënvizuar vullnetin e tij për të ndryshuar qasjen e shtetit shqiptar kundrejt donatorëve, që shpesh herë kanë mbetur të zhgënjyer në Shqipëri. 
 
“Donatorët kanë investuar një sasi parash në sistemin e ujit të pijshëm dhe vaditjes, por në të shumtën e herëve paratë kanë shkuar dëm dhe donatorët kanë fajësuar palën shqiptare. Jemi në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar për vendin tonë ndër vite të tëra dhe me korrupsionin në drejtësi që është një kancer”, ka shtuar kryeministri. 
 
Ai ka shtuar se pas pak javësh do të hyjë në fuqi ligji për turizmin, që bashkë me platformën në energji, përbën një nxitje të re për investimet e huaja në Shqipëri. 
 
Në të njëjtat linja, kancelarja Merkel ka vlerësuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë shumë të rëndësishme. 
 
“Gjermania ka interes në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Shembull i investimeve gjermane janë Aeroporti i Tiranës, telefonia e lëvizshme, industria e tekstileve, etj”, ka deklaruar Merkel. 
 
Ajo ka nënvizuar se Shqipëria ka marrë tashmë statusin e kandidatit, një mundësi që, sipas saj, e merr një vend që përmbush kushtet bazë për fillimin e procesit. 
 
“Një vend i tillë nuk ka fluks azilkërkuesish që akuzojnë shtetin e tyre, por kjo situatë do të ndryshojë. Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar. Në Gjermani mund të mbështesim punësimin profesional, si për shembull për infermierët dhe duke bërë më pas ekuivalentimin e diplomave dhe dhënien e lejeve të qëndrimit në mënyrë ligjore”, ka vijuar ajo. 
 
Shefja e qeverisë gjermane ka nënvizuar më tej se interesat e Gjermanisë në Shqipëri shtrihen edhe në infrastrukturë, energjetikë, etj. 
 
Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit përballë rreziqeve, me të cilat përballet sot qytetërimi evropian, si për shembull terrorizmi islamik.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushtetuta nuk i vë limit 30 ditor për të zgjedhur mes kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në listën e KED-së, dhe

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekues

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.