BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Franca e Gjermania kërkojnë nisjen sa më shpejt të dialogut Kosovë-Serbi, Hoxhaj: Të shqetësohen për mosliberalizimin e vizave

Franca e Gjermania kërkojnë nisjen sa më shpejt të dialogut

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kritikoi Francën dhe Gjermaninë, të cilat sipas tij nuk janë shqetësuar shumë për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në “Facebook”, duke komentuar deklaratën e këtyre vendeve për nisjen sa më parë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hoxhaj tha se Franca dhe Gjermania duhet të shqetësohen për faktin që Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave, edhe pse ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga BE-ja.

“Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë-Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtet aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e Jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve europianë, pa i selektuar”, shkroi Hoxhaj në “Facebook”.