BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

Frika nga përgjimet dhe kontrolli i llogarive, gjyqtarët refuzojnë në bllok Gjykatën e Posaçme, KLGJ jep alarmin

Frika nga përgjimet dhe kontrolli i llogarive, gjyqtarët

Gjyqtarët vijojnë t’i shmangen Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Këshilli i Lartë Gjyqësor është detyruar që të rihapë garën për vende vakante në Shkallën e Parë dhe atë të Apelit, pasi asnjë nuk do që të jetë pjesë e këtyre gjykatave. Disa anëtarë të GJKKO janë mandatuar për në Gjykatën e Lartë duke krijuar kështu vakanca në gjykatën më të rëndësishme. Duke qenë se llogaritë bankare të anëtarëve të gjykatës janë nën vëzhgim dhe komunikimet elektronike përgjohen, ky fakt i ka trembur gjyqtarët për t’u bërë pjesë e saj. Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rihapur garën për të disatën herë, pasi rezultoi se në shpalljen e pak javëve më parë nuk pa pasur asnjë aplikim. Me anë të një njoftimi të publikuar Këshilli dha detaje nga mbledhja e djeshme. Lidhur me çështjen për rihapjen e vendeve të reja Këshilli u shpreh se është bërë rihapja e procedurës për katër vende të lira, ku njëri është për në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa tre vendet e tjera në atë të Apelit. “Në funksion të plotësimit të organikës së gjykatave të posaçme, për shkak të mungesës së kandidaturave në disa shpallje të mëparshme, Këshilli vendosi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për katër pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe për tre pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.91, datë 26.02.2020”, shkruhet në njoftim. Po ashtu, gjatë mbledhjes nga Këshilli u shqyrtua edhe plotësimi i kritereve të kandidimit për disa nga kandidatët që kanë aplikuar në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë. “Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit të tre kritereve ligjore të kandidimit nga kandidatët znj. Migena Laska, për pozicionin e shpallur në Gjykatën e Apelit Tiranë, z. Engert Pëllumbi, për pozicionet e shpallura në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Apelit, si dhe znj. Arbena Ahmeti dhe z. Sokol Ibi për pozicionin e shpallur në Gjykatën Administrative të Apelit. Gjithashtu, në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit të tre kritereve ligjore të kandidimit për kandidatët z. Gentian Medja dhe z. Asim Vokshi, për pozicionet e shpallura në fushën e së drejtës administrative dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, shkruhet në njoftim.

Kriteret për kandidatët

Kandidatët të cilët do të aplikojnë për pozicionet vakante në GJKKO duhet të plotësojnë disa kushte të cilat Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka publikuar te faqja zyrtare. Sipas Këshillit, kriteret ligjore që duhet të plotësojë kandidati për t’u ngritur në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë eksperienca e punës jo më pak se shtatë vite, kontrolli mbi llogaritë bankare të kandidatit, verifikimi i pasurisë si edhe mos të ketë asnjë masë disiplinore ndaj tij. “Kandidati duhet të ketë ushtruar funksionin jo më pak se shtatë vjet si gjyqtar; Kandidati duhet të japë pëlqimin (ai edhe familjarët e afërm) për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake; Kandidati duhet të kalojë me sukses procesin e verifikimit të pasurisë dhe të figurës, sipas Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 75, datë 23.05.2019, “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”; Kandidati duhet të mos ketë masë disiplinore në fuqi”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Më të lexuarat