BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Politike

“Frikshëm fare”, Manjani i jep goditjen e fortë Ramës e Arta Markut: Prokuroria nuk ka këllqe, e ka pranuar edhe vet!

“Frikshëm fare”, Manjani i jep goditjen e fortë Ramës

Nisur nga transferimi në Dibër i dosjes 184, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook ironizon hapur drejtësinë shqiptare. Sipas tij, kur bëhet fjalë për kompetencë, prokuroria shqiptare nuk ka këllqe, ndërsa kur bëhet fjalë për zbatimin e urdhrave politik atëherë kemi arrestime ‘të bujshme’.

Statusi i Manjanit

Fjala e duhur që Prokuroria e përdor për veten është “moskompetencë”.

Fiks, po fare fiks! Kompentencë do të thotë, para së gjithash, këllqe. Prokuroria e thotë vetë që :Nuk i ka!

Ama kush proteston e ngre zërin kundër hajnave të votave, pushtetit e produkteve të tij, e ha. Aty po, shkëlqen prokuroria e cila është e gjitha nën varësinë e policisë politike…

“Shkëlqen”, është fjala se në fakt edhe aty ka dështuar paq. Frikshëm fare!

Asnjë i arrestuar për politikë nuk ka përfunduar i dënuar… Ngaqë e kemi prokurorinë “kompetente”….