BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Çupi foli për hetimin e SPAK ndaj ish-ministrit të njohur socialist Arben Ahmetaj, lajmin e bujshëm nga media “Eu Reporter”, e cika ka publikuar disa investigime tronditëse për familjen Meta, ku bashkëshortja e kreut te PL, Monika Kryemadhi është përfshirë në afera me oligarkë rusë, si edhe për pasuritë marramendëse që familjet Meta-Berisha zotërojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit. Gjithashtu, Çupi ka sjellë në vëmendje dhe provën tragjike të Dritan Priftit, ku Ilir Meta urdhëronte ministrat në fshehtësi të plotë që të zhyteshin në afera dhe të sillnin shuma të mëdha parash për xhepin e tij. Lidhur me koalicionin Meta-Berisha për zgjedhjet e 14 Majit, Çupi u shpreh se me këtë rast u vizatua qartë Grupi Militant kundër Amerikës. Sipas tij, ende nuk e dimë si do të quhet realisht ky grupim, por dihet që do të kenë reagimin e Amerikës e të Evropës dhe sidomos të kombit shqiptar që është i orientuar përkrah Amerika dhe Evropa e jo kundër tyre.

 

-Zoti Çupi, si e shikoni vendimin e SPAK dhe BKH për të kontrolluar shtëpitë e ish-ministrit Arben Ahmetaj në kuadër të hetimeve të inceneratorëve?

Kontrolli i shtëpive?... Kontrolli i autorizuar nga ligji dhe nga gjykata?... Kontroll për të hetuar korrupsionin, pasurinë e paligjshme, vrasjen e njeriut, krimin?... Po të mos ndodhtë ky kontroll, po të mos e kishte populli këtë të drejtë..., atëherë ku mbeti sovraniteti i popullit?! U bënë 78 vjet që një botë e tërë është vënë në gjueti të kriminelëve Nazistë të Luftës së Dytë, dhe ende zbulohen njerëz e arsenale të fshehura nëpër botë. Eksponentë të Nazizmit tani, edhe kur kapen, ndodhen në moshën rreth një-shekullore. Por megjithatë dërgohen para gjykatës, dëgjojnë akuzën dhe marrin dënimin. Në vend tonë kemi shumë krime dhe kriminelë zyrtarë të lartë të shtetit që nuk janë ndëshkuar për veprat e tyre kundër interesave të vendit dhe jetës së popullit. Ata ia kanë mbushur mendjen vetes se janë të pandëshkueshëm. Atëherë si t’ia bëjmë? Ti lëmë të lirë, të pa kontrolluar, të pa hetuar e të pandëshkuar? Atëherë do të ktheheshim në miza që këta do të na shkelnin me këmbë. A nuk shikoni, kemi dy presidentë dhe dy kryeministra, Berishë e Metë, që akuzohen nga vendi e nga aleatët e mëdhenj se janë të zhytur në korrupsion. Njëri është shpallur kampion korrupsioni në kontinent, tjetri është shpallur nga Amerika si posti më i lartë i korruptuar në botë. Të mos i kontrollojmë? Të mos e kthejnëpasurinë e vjedhur? Të mos dërgohen para gjykatës? Atëherë, në emër të demokracisë, këta do të vrisnin demokracinë dhe zemrën e popullit. Kjo vlen edhe për qeveritë e atyre dy kryeministrave, vlen edhe për ministrin socialist Ahmeti. Kudo ku ka hetim dhe vendim gjyqësor, kudo duhet kontrolluaredhe gjilpëra nëse i është vjedhur publikut; këtu janë vjedhur kursimet e futura në skemat piramidale, është vjedhur floriri i Thesarit të Shtetit, janë vjedhur rezervat e naftës, është vjedhur bregdeti, pronat e Ushtrisë..., këto janë të njohura.  Një gjë mund të thuhet hapur: Të dashur zyrtarë, mos prekni në pasurinë e publikut se aty u zë gjarpri!

-A rrezikon Ahmetaj të ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke qenë se edhe kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se PS nuk është zyre avokatie ?

Më duket se ka shuma njerëz që janë tronditur më shumë nga deklarata e kryeministrit Edi Rama që thotë se ‘nuk marr në mbrojtje të korruptuarit, cilido qoftë, se sa nga akti kriminal i vjedhjes së pasurisë nga zyrtarët... Pse thua? Unë mendoj se kjo ndodh në mes një populli që është mësuar dhe i është regjur lëkura me korrupsionin, por nuk është mësuar të ketë një qeveri ose kryeministër që nuk mbron asnjë zyrtar të korruptuar, qoftë edhe ministri i tij. Vijmë nga një qeverisje kriminale e vulgare e Berishës, ku ministrat ishin pjesë e krimit, shërbëtorë të familjes së tij, firmosnin e vulosnin për të vjedhur pasurinë epopullit e të ushtrisë në favor të familjes Berisha. Ministrat ishin buburreca të kryeministrit Berisha, herë i shtypte me këmbë, herë i lëshonte në vjedhje për interes të familjes. Qeveritë Berisha kanë qenë qeveri tribale, ose sipas modeleve të këqija në botë ishin qeveri të Ku-Klus-Klanit. Ata jetonin, hanin e pinin në njëçanak: ministra, kryeministër, ministra, gjykatës e prokurorë. Mes tyre edhe martoheshin e bënin grupin. E si mund t’i dorëzonte Berisha apo Meta ministrat e tij të korruptuar. Sa herë kemi dëgjuar se Meta u caktonte barrë ministrave të tij se ‘do të më sillni tetë milionë euro”, apo pesë, apo dhjetë. E ka dëshmuar edhe Dritan Prifti këtë provë tragjike. Sot ka prapë korrupsion dhe do të ketë gjithnjë. Por tani lumi i qeverisjes po i nxjerr në breg, po i denoncon, nuk po mbron asnjërin, po vetëpastrohet. Atëherë kurrë nuk ka ndodhur, atëherëkryeministri e ka bërë dhe e ka mbuluar vjedhjen.

- Si e shikoni koalicionin Berisha-Meta? A do ketë sukses?

Koalicionin e tyre e shikoj si një punë të kotë, në njërën anë dhe si kërcënim të Demokracisë, nga ana tjetër. E si mund të ketë qeveritarë lokal që përfaqësojnëgrupe anarkike të paligjshme? Kjo nuk ndodh në botën moderne, kjo po ndodh vetëm me Foltoren apo me Metën. Me këtë rast, koalicioni Berisha Meta, më në fund vizatuan qartë Grupin Militant kundër Amerikës. Ende nuk e dimë si do të quhet realisht ky grupim, por dihet që do të kenë reagimin e Amerikës e të Europës dhe sidomos të kombit shqiptar qëështë i orientuar përkrah Amerika dhe Evropa e jo kundër tyre.

-Nje zhvillim i forte vjen nga Brukseli, teksa media “Eu Reporter” ka publikuar disa investigime tronditëse për familjen Meta, ku bashkëshortja e kreut te PL, Monika Kryemadhi është përfshirë në afera me oligarkë rus. Madje thuhet se ajo ka kaluar kufirin më këmbë dhe më pas ka udhëtuar në Zvicër nga ku ka kryer transaksione bankare. Keni nje koment dhe pse familjes Meta i del emri ne çdo afere, madje edhe me ruset?

Komenti im është “Prisni edhe pak, prisni çfarë do të shikojmë!”. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Poshtë 9 apo 13 mijë euro ndodhen kapitale të mëdha të Meta- Kryemadhi dhe Berisha plus qeveri plus familje e tij. Në historinë e shtetit shqiptar këta do të shënohen si ‘hajdutët më të mëdhenj të racës’. Një pjesë e madhe e këtij kapitali të vjedhur ndodhet këtu, ndërsa pjesa tjetër ndodhet nëpër botë. Këtu do të kthehet kapitali i vjedhur që nga viti 1992 në mënyrë ‘demokratike”, kjo pa dyshim.

-Çfarë mendoni mbi aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit për kalimin e pronës së “Prestige Resort” në favor të shtetit si institucion social?

Kjo pra është. Krimit dhe kriminelëve të mëdhenj po u priten fijet financiare nga pasuria  që i kanë vjedhur popullit. Hajdutët e mëdhenj që ishin presidentë e kryeministra i kanë ‘nervat hapur’, diku kanë investuar për resorte, diku për Boronica, diku për vila rreth shtëpisë, diku edhe për gurore ose për Gjirin e Lalëzit. Këto po merren dhe po i kthehen popullit, sepse është pasuria e tij. Të gjithë flasin dhe e dinë se ‘Prestige Resort’ është bërë me paratë e Ilir Metës.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat