BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga
x
BREAKING NEWS

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu kritika ndaj ambasadores amerikane: SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës, se...

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu
x
BREAKING NEWS

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet 17-vjeçari me kallashnikov

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet
x
BREAKING NEWS

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq
x
BREAKING NEWS

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë bën njoftimin e rëndësishëm

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Frrok Çupi: Arrestimi i Sali Berishës emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare, ja skema që do sjellë fundin e kreut të “Foltores” dhe pse afera e ish-klubit Partizani është makthi i familjes Berisha

Frrok Çupi: Arrestimi i Sali Berishës emergjencë kombëtare

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka zbardhur skemën që do të sjellë fundin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili Ky i fundit mësohet se është thirrur për të dëshmuar në SPAK në ditët në vijim sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” nga familja “Berisha”. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, publicisti Çupi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se në këto 30 vite ka asgjësuar çdo provë që ka të bëjë me korrupsionin e tij. Por nisur nga zhvillimet që vijnë nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zoti Çupi shprehet i bindur se nëse hetohet me themel dhe larg presioneve, afera e ish-klubit Partizani, jovetëm që do jetë makthi i familjes Berisha, por siç thotë ai, kjo dosje do të sjellë edhe arrestimin e Sali Berishës, që sipas tij, është emergjencë kombëtarë dhe ndërkombëtare. “Lajmi është se, me ne fund, u hap një çështje gjyqësore për familjen Berisha. Kjo është. Në kë të vend ishte ngritur miti se ‘Berisha nuk hetohet as ndëshkohet’. Nuk ka një vend as në Afrikë ku, këtë shekull, ndalohet hetimi për një familje, qoftë kjo edhe familja e sundimtarit të insekteve. Që prej marsit 1992, vendi ynë doli nga diktatura dhe hyri në rendin e skllavopronarisë. Berisha është mburrur publikisht se ‘nuk mund të gjendet asnjë provë ’ për veprat e tij kriminale. Në këtë mënyrë Berisha, ish-president dhe kryeministër i vendit, pranon se kishte ngritur regjimin e dhunës së ‘provave’ të tij, ku askush nuk mund të hetonte dhe askush nuk mund të denonconte aktet e kryera prej tij. Është hera e parë që Berisha paraqitet para prokurorëve, edhe pse është thërritur më se 50 herë gjatë hetimit të krimeve që lidhen me rolin e tij. Me hapjen e kësaj çështjeje mbi kompleksin sportiv Partizani, hapet porta për të hyrë në fushën ku rrëzohet miti i pandëshkueshmërisë së familjes Berisha”, deklaroi Çupi për gazetën “SOT”. Çfarë thotë Berisha për akuzën? Më tej analisti Frrok Çupi theksoi se SPAK është në momentin për të rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë dhe këtu ai e ka fjalën me Sali Berishën, duke qenë se hegjemonia e tij se ishte imun ndaj drejtësisë tashmë është venitur, referuar hetimeve që janë hapur për dosje të bujshme, ku lakohet edhe ish-kryeministri. “Sigurisht që thotë se nuk është e vërtetë , si gjithnjë. A do të shkojë prapa hekurave familja Berisha? Shenjat e para janë se hapja e kësaj çështjeje do të jetë një falsitet nga SPAK. Prokurori ka vendosur ta quajë ‘ shpërdorim detyre’ kur aty duket se lahen miliona dollarë. Padyshim, akoma sot e kësaj dite, Drejtësia është nën urdhrat e Berishës dhe Metës, që kërcënojnë shumë dhe paguajnë shumë. Por megjithatë hapja e kë saj çështjeje ka rëndësi kruciale. Aq më shumë në se Berisha dhe familja nuk ndëshkohen për krimet. Në se nuk ka ndëshkim, atëherë kuptohemi më në fund se nuk ka Drejtësi- kjo është rëndësia e hapjes së çështjes. Dhe njeriu në këtë vend do të vazhdojë të ndërtojë Drejtësinë e vet”, u shpreh ai për gazetën “SOT”. Analisti: Saliu ka hyrë në ujëra të panjohura Më herët analisti Çupi ka thumbuar Berishën, ku ka deklaruar se ka hyrë në ujëra të panjohur ame varkën e tij “Foltore”. “Nënkupton një varkë që ka hyrë në ujëra të panjohura. Vetëm varkëtari Berisha e di se po shkon drejt mbytjes, dhe picërrohet me viktimat e tij. Ai e di se është i mbytur, por do edhe ca njerëz me vete. Cilët janë këta? Përveç budallenjve, me Berishën janë edhe zyrtarët e tij të korruptuar. Edhe këta mbyten të kënaqur, bashkë me Berishën; nuk kanë ç’bëjnë më në këtë tokë pa Berishën. Mendojnë se ky do t’i mbrojë për krimin e kryer. Tani kjo tokë është bërë e rrezikshme për zjarrvënësit dhe të korruptuarit; sepse është Amerika. Amerika nuk i lejon më këta njerëz që t’i ngulen në mish këtij populli që është aleat i Amerikës. Ja, kaq është; këta duhet të mos mbyten me varkë, por të kthehen nën hetim dhe gjykim”, nënvizoi Çupi për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat