BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

Frrok Çupi: Berisha politikani më i diskretituar në historinë e Shqipërisë, ka minuar demokracinë dhe shkaktuar qindra krime, nuk duhet të jetë në Parlament

Frrok Çupi: Berisha politikani më i diskretituar në

Analisti Frrok Çupi ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, analisti Çupi shprehu bindjen se Berisha është politikani më i diskretituar në historinë e Shqipërisë, ndërsa shtoi se nuk e meriton të jetë në Parlament si deputet, pasi sipas tij, është shpallur “non grata” dhe se ka mbi supe qindra krime. Madje, zoti Çupi shkoi deri atje kur akuzoi Berishën si njeriun që shkatërroi dhe futi në qorrsokak Partinë Demokratike. “Ky është një personazh qesharak e komik. Përderisa SHBA ka fakte që është minues i demokracisë dhe qëndron non stop si lugat në parti. Është koka, truri i prishur i PD, është rrënuar. Nëse Berisha do të hyjë me zor në Parlament na turpëron, është turp për ne. Kështu njollos PD dhe e rrënon atë. Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në Parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”, deklaroi ai. Duke komentuar deklaratën e Jonila Godoles, sekretares së PD për ish të përndjekurit ku kërkoi distancimin e PD nga Berisha, Çupi tha se ajo është një mendje e lirë, por që fatkeqësisht nuk do të dëgjohen në parti si shumë zëra të tjerë të respektuar. Kjo sipas Çupit ndodh se PD është e ndërtuar mbrapsht dhe prej vitesh po tërhiqet zvarrë nga Berisha. “PD është një parti e ndërtuar mbrapsht, është një parti që nuk ka mendim nuk ka personalitet dhe dinjitet, gjithë jetën është tërhequr zvarrë nga Berisha. Mendimi i Jonilës nuk pi ujë edhe pse ka folur me mendje të hapur. Nëse Basha nuk ka krime shumë të mëdha, atëherë nuk ka pse të ketë zor dhe t’i thotë Berishës nuk do hysh në parlament. Basha është në një provë a do jetë apo jo njeriu që do të mbështetet nga demokratët dhe aleatët dhe a e do të mirën e kombit”, nënvizoi Çupi.

Më të lexuarat