BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Politike

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska

Analisti dhe gazetari i njohur, Frrok Çupi ka komentuara situatën brenda opozitës, ndërsa e ka ndalur theksin tek raportet mes presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe protesta e thirrur nga “Foltorja” dhe LSI këtë të enjte. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çupi u shpreh se Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, ndërsa theksoi se protesta e 7 korrikut mund të prodhojë edhe viktima.

-Z. Çupi, si e kujtoni 2 korrikun e vitit 1990?

E mbaj mend në fakt. Në atë kohë unë kam qenë punëtor dhe e fitoja bukën e gojës me shumë sakrifica, sigurisht edhe të tjerët  plot por unë isha një punëtor i pakualifikuar. Për një pjesë si jemi edhe ne gazetarët kishim parë dhe kishim lexuar disa gjëra, po ashtu filluam që të shikon edhe disa filma dhe të mos ishte aq e egër lufta e klasave. Po ashtu, në atë kohë ishte dëgjuar edhe ai fjalimi i presidentit Regan në Berlin që tha se shumë shpejt do të kemi ndryshime dhe ky mur do të shembet. Po ashtu, kishte ndodhur që kryepeshkopi polak ishte bërë papë dhe i cili  i vuri shpatullat ndryshimit të regjimit. Kategoria tjetër e shoqërisë u trondit, ra në një lloj shoku pozitiv se ca po ndodhte. Nata e ambasadës sidomos në ambasadën gjermane ka qenë një natë që rrallëkush ka fjet atë natë në Tiranë. E vërteta është se regjimi komunist ka rënë atë natë dhe u mor vesh se u godit fort regjimi komunist. Për mua janë ata njerëz, është ajo ngjarje që i tregoi perëndimit këtë. Është një moment blu që konsiderohet i magjishëm kur ndahet nata nga dita ata kanë kryer një akt që asnjë nuk e kishte guximin ta bënte deri në ato momente dhe regjimi ra në gjunjë.

-Doja të na kujtoni edhe natën kur u themelua gazeta Rilindja Demokratike?

Nuk ka qenë një natë por ka qenë 3 apo 4 netë kishim vendosur që të krijonim gazetën, ne kemi qenë themeluesit e parë të Partisë Demokratike dhe ishim shumë vëllazëror mes nesh. Dhe kur flitej se do të hapej gazeta të gjithë sytë ishin nga ne, sepse isha gazetar që isha i njohur për kohën. Njerëzit në Tiranë më njihnin, unë kisha një emër  dhe kjo ka qenë emërimi im, isha i vetëm në fakt dhe kam filluar të mbledh disa shkrime në shpi dhe pas natës së vitit të ri unë nuk kam dal fare nga shtëpia, pasi kam shkuar editorialin fjala e parë dhe është një editorial që edhe sot e kësaj dite më pëlqen. Në shtypshkronjat në Shqipëri nuk të pranonin shkrime me dorë por në rastin tim i pranuan dhe kam mundur ta çoj shkrimin me copa letre. Në rrallë të parë na u desh të shkonim në kryeministri dhe firmosëm një dokument në të cilin thuhej se nuk do të shkatërrojmë rendin politik dhe rendin shoqëror dhe ishte marr vesh edhe nga publiku që do kishte një gazetë dhe njerëzit zinin radhë në kioska ku shiteshin gazeta. Ka qenë nata kur është shtypur gazeta dhe punëtorët ishin shumë entuziastë dhe përgjegjësi i repartit të shtypshkrimit dhe po priste shkronjat prej plumbi dhe vrau dorën, dhe regjimi nuk kishte më fuqi që ta ndalonte.

-Si erdhi konflikti, apo ndarja nga ish-kryeministri Sali Berisha?

Me të kam pas një lloj miqësie dhe pinim ndonjë kafe dhe ishin në një njëjtën shoqëri edhe miq të tjerë dhe nuk e mendoja dot se brenda atij kafazi ka qenë një njeri tjetër. Divorci me Berishën ndodhi kur konstatova se ishte Enver Hoxha më i ri. Unë kisha fatin e mirë ose të keq që isha themelues i gazetës dhe çdo gjë ndodh në shoqëri e ndez një llambë në media, në televizion, në radio, në gazetë dhe të paktën edhe për shumë vite të tjera kështu do të jetë. Gazeta Rilindja Demokratike në atë kohë ishte një lloj zoti. Berisha nisi që të kryej akte të çuditshme si pshm të gjente momentin kur unë nuk isha në shtypshkronjë dhe shkonte fuste shkrime, thirrje, manipulime ashtu si bënë edhe sot që thotë Shqipëria në rrezik, dhe unë shikoja që ishin futur shkrime. Por, gazeta nuk ishte trakt komunist dhe arrita që ta gjeja edhe duke dal nga shtypshkronja duke i thënë mos hajde më këtu sepse nuk e ke vendin këtu, por e ke vendin në parti. Berisha ka humbur zgjedhjet, nuk është  zgjedhur kryetar i Partisë  Demokratike. Ka qenë janari i vitit 1991 dhe mbledhja është bërë në zyrën time sepse partia nuk kishte zyra akoma dhe ato zyra që  mori partia kishte qenë vila e Moisiut. Atje  është bërë mbledhja dhe kanë qenë 13 anëtarë të këshillit dhe janë bërë votimet, ku kandidatë ka qenë  Berisha, Meksi dhe Gramoz Pashko dhe kur u numëruan votat Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha kishte marr dy vota dhe Gramozi kishte marr po ashtu dy. Atë natë pothuajse e ka shembur pallatin me gjuajtje, me ulërima, ka qenë edhe ora dy e natës dhe thoshte që mua duhet të më zgjidhnit kryetar, ka pasur edhe një zënke me Gramozin dhe aty ka rrjedh demokracia e Shqipërisë, aty kemi ndërtuar dhunën e dytë të egër dhe padrejtësinë e madhe në vend. Ne e votuam Berishën vetëm për të mos bërë ndonjë gjë tjetër.

-Si e shihni protestën e organizuar nga Berisha në datën 7 korrik?

Berisha i ka formulat të thjeshta, ai flet për pjesën që tani nuk ekziston, flet për një publik që mendon se i merr gjërat si i dëgjon nga ai, ka funksionuar me slogan dhe me parullë. Slogani komunist nuk kishte thelb dhe as të vërtet, por besohet dhe të njëjtin stil ka edhe sot Berisha. Ka ndodhur që edhe komunist janë vënë në krye të udhëheqjes së demokracisë. Berishën unë e kam parë në të gjitha rrethanat dhe atij nuk mund t’i thuash as komunist dhe as antikomunist, as demokrat dhe as humanist dhe nuk mund t’i thuash as hoxhë dhe as prift. Berisha për mua është një kompleks gjërash, një prijës tribuje dhe që e ndërton gjithë pushtetin në mënyrën e mafies, vetë vihet në krye dhe e lidh gjithë mafien në pushtetin e vet. Shikojeni sot se si i shkojnë pas ministra, ish-ministra, kushërinj, fisi.

-Çfarë doni të thoni me këtë... A keni frikë ju se protesta e kësaj të enjte mund të degjenerojë në dhunë, duke qenë se Sali Berishës i është bashkuar edhe Ilir Meta?

A kam frikë? Po kam. Jam i sinqertë në atë që them. Kam frikë se e kam parë shumë keq Shqipërinë, kam përjetuar ’97 në Vlorë, në Fier në Gjirokastër, kam parë njerëz të vriten me njëri-tjetrin vetëm për të provuar nëse punonte kallashnikovi. Nuk më garanton asnjë njeri që vendi nuk kthehet prapë në atë situatë. Papritur mund të ndodhë. Njeriu duhet të ketë frikë, njeriu mund të çmendet në një moment. Jemi mësuar në situata shumë të rënda. Më është dukur se Biden kur tha se duam t’i themi Rusisë se këtu në Ballkan jemi ne, më është dukur se po fliste me Berishën dhe Ilir Metën. Po u thoshte mos guxoni të shkaktoni më protesta. Kam frikë se po të thyhet një xham tani shkakton trauma shumë të mëdha dhe mund të ketë viktima. Menjëherë pas ’91 unë emërohem drejtor i Qendrës Kulturore, dhe në atë kohë njerëzit e armatosur ishin shumë të egër. Dikush kishte qëlluar me armë në derën kryesore dhe kishte thyer xhamin. Më njoftuan natën. Kam shkuar kam njoftuar drejtorin e Pallatit të Kongreseve, kam gjetur xhamin dhe në orën 7 të mëngjesit xhami ka qenë i rregulluar. Pse? Sepse nëse në mëngjes xhami do të shihej i thyer, të jesh i sigurt se turmat do e shkatërronin.  Këtë frikë kam unë se mos thyet ndonjë xham, se mos vritet ndonjë njeri sepse pastaj ne jemi në prag të një ndriçimi tonë.

-Si e shihni rikthimin e tij në politik dhe fakti që ka një pjesë njerëzish që besojnë se ai mund të sjell ndryshimin?

Sa për PD që një pjesë është me të dhe ajo që s’është, e gjithë PD është një njësoj dhe ata që thonë s’janë me të janë me të, mund të jenë pak më naiv por janë njësoj si pjesa tjetër.

-Ju keni pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën, por a ka pasur një moment që keni besuar se ai mund të ndryshoj?

Kam pasur dilemat e mia pa dyshim, por unë skam asgjë personale me të, por kështu jam që se pranoj dot dhe pse jam përndjek prej tij, jam përndjekur prej tij dhe militantëve të tij, jam detyruar të largohem nga shtëpia, nga familja. Berisha është rreziku më i madh që ka Shqipëria. Dëmet e Berishës janë të pariparueshme të të tjerëve para tij edhe mund të riparohen. Unë kisha dilemat e mia, por nuk kam pasur kurrë besim se mund të ndryshonte ai, aq më shumë që jemi malësor. Ditën që ai u bë kryeministër dhe kam thënë se unë besoj se ky njeri ka shkaktuar lufta, ka vrarë njerëz si mundet ai njeri të vij në krye të shteti dhe të qeverisë. Kurrë nuk kam menduar se ai mund të ndryshoj dhe ka disa kushte dhe sisa arsye që them se ai nuk ndryshon dhe janë në radhë të parë Berisha është tërë komplekse të inferioritetit, dhe ato e bëjnë atë vrasës, e bëjnë hajdut, manipulator dhe të gjitha të zezat që ka dhe ai asnjë herë s’ka qenë në gjendje të hiqte komplekset dhe i vinin nga prejardhja e tij dhe nuk arriti kurrë që ti kapërcej. Pjesëtarët e rrethit të tij ka qenë një gjë tjetër dhe ai ishte instaluar më këtë. Nëse Enver Hoxha u prek nga gjaku në moshën 40 apo 50, por Berisha hyri në mëkat shumë shpejt që kur mori pushtetin, ai lidhi aleanca me ata që ishin armiq të shqiptarëve me islamistët terrorist dhe eliminojë të gjithë dëshmitarët e tij. Berisha ndërtoi një rreth të manipuluar prej tij.   

Më të lexuarat