BREAKING NEWS

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i dorëzohen autoriteteve shqiptare, riatdhesohen gra e fëmijë

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i
x
BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Politike

Frrok Çupi nxjerr emrat, paralajmëron arrestimin e dy politikanëve të njohur shqiptarë: Nesër hapet e shkuara...

Frrok Çupi nxjerr emrat, paralajmëron arrestimin e dy

Analisti Frrok Çupi ka paralajmëruar goditje të bujshme të korrupsionit shqiptar.

Sipas Çupit do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë.

Analiza e plotë e Frrok Çupit

“Nesër, domethënë vërtet nesër- e mërkurë, 9 qershor, Parlamenti i Shqipërisë ‘i merr hov’ edhe një herë të dytë punës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Një ditë tjetër, edhe ajo do të quhet ‘nesër’, me sa duket, do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë. Pas tyre një ‘nesër’ tjetër, me leitnantë dhe ushtarë të mafies- ish- ministra, bosë familjarë të pasuruar me ‘frymën e shenjtë’, etj.

Ndoshta jemi me fat që më në fund, nesër do ta nisim të shkuarën, se edhe kjo mund të ishte zhytur thellë e më thellë.

Çfarë rreziqesh do të kishim sikur të mos niste nesër?

Rreziku më i afërt është që të na thonë: ‘Hë mo, tani kujtoheni?! Është vonë!’
Ja kështu kanë thënë dhe po thonë edhe tani. Po thonë pse Amerika e ‘kryqëzoi, Berishën tani, kaq vonë? Këta mendojnë se janë hileqarët e vetëm të botës. Këta e fshehin faktin se Amerika po mbron shqiptarët nga të vetët, në radhë të parë; pastaj po mbron rajonin. Pjesa më e lartë e ‘mbretërisë’ së mafies këtu kanë shpëtuar para gjyqeve duke thënë se ‘është vonë tani’. Në fjalorin gjyqësor i thonë ‘për procedurë’; por ‘për procedurë’ u fshehën krimi i Bashës me Rrugën e Kombit, krimi i llahtarshëm i Gërdecit, krimi i avionëve me lëndë kimike mbi Vlorë; vrasja e demonstruesve nga qeveria, vrasja e bankierit, vjedhja e CEZ…

Tani skërmitin dhëmbët dhe thonë ‘këto i përkasin historisë’.

Rreziku i dytë është ‘fshirja e të djeshmes’.

Të dy presidentët, Meta dhe Berisha, kishin përdorur gomën mbi fletoren e tyre të shënimeve. Kjo ishte historia për ta. Në faqen tjetër të fletores kishin vizatuar pronat pa fund të përfituara nga korrupsioni dhe grabitja, prona të mbrojtura me dhunë dhe me vrasje, dhe ndërkohë kishin vizatuar gjënë e fundit: Shtetin paralel! Po pritej që shteti i votuar nga populli t’u dorëzohej para këmbëve, ndërsa këta të qeverisnin me shtetin e tyre ‘privat’. Paratë e vjela nga publiku do të përdoreshin për të dhunuar publikun. E djeshmja e tyre kriminale do të fshihej. Ka ndodhur dhe ndodh në jetën e kombeve që krimi të humbë fuqinë mbi autorin pikërisht në momentin kur akti i krimit hyn në histori. A nuk po i ndiqni apologjetët vulgarë se si thërrasin se ‘Berisha është legjendar!’, ‘Berisha i përgjigjet Amerikës si kalorës!’, ‘Ilir Meta është trim’, etj. Krimi do të hynte në histori, ndërsa viktima nuk kanë strehë në nocione abstrakte, viktimat do të mbanin mbi shpirt dhimbjen e ‘historisë’.

Po cila është e shkuara?

Kjo është pyetja që as këta nuk i japin p[përgjigje, por vetëm thonë se ‘edhe të shkuarën e kufizojmë ne’. Që ditën kur ‘Demokratikasit’ e PD-së nisën të thonë në vitin ’92 se e shkuara ishte ‘diktatura komuniste’, që atë ditë duhej të kishim kuptuar se post- diktatura do të ishte po aq e dhunshme. Pak nga pak këta e vendosën në tabelën ‘e shkuar’ çdo periudhë kur këta kryen aktet e tmerrshme: E shkuar u quajt vjedhja e floririt dhe u mbyll; e shkuar u quajt vrasja e Remzi Hoxhës dhe u zhdukën dëshmitarët; ‘e shkuar’ u quajt dhunimi i ligjit dhe demokracisë; e shkuar u quajt vjedhja e pasurisë së qytetarëve në skemat piramidale sikur ‘ka ndodhur një herë e një kohë’; e shkuar u quajt korrupsioni përbindësh i familjarëve të Berishës dhe vilat për macet e Metës… Këto u mbyllën të gjitha. Nesër ose në çdo mëngjes tjetër, këta do të deklaronin se ‘sot është kufiri i fundit i të shkuarës’. Edhe këtë të drejtë duan t’ia rrëmbejnë viktimës, që të caktojnë kufijtë cila ka ndodhur e cila do të ndodhë.

… Kur janë vetëm me veten e mërmërisin kujtimet, këta e dinë se të gjitha i kanë bërë vetë… Por kur u flet krenaria para viktimave të tyre, këta thonë se ‘nuk ka mundësi ta kem bërë unë!’

Epo nesër hapet e shkuara; viktimat kanë të drejtë ta marrin në duar.”

Më të lexuarat