Politike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me

Bllokimi i fluturimeve në Rinas ka shqetësuar jashtë mase NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bojkoti i punës në prag të stërvitjes “Defender 21” ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një lojë jashtë kufijve për të bllokuar këtë eveniment. Mesazhet e kontrollorëve treguan se ka pasur rol dhe presidenti Meta. Lidhur me angazhimin e tij ka bërë një deklaratë shumë të fortë ditën e djeshme analisti Frrok Çupi. Në një studio televizive ai deklaroi se Meta rrezikon të arrestohet me urdhër të NATO, pasi tentoi të bllokonte stërvitjen e tyre. Çupi ka dhënë si shembull një rast në Arabinë Saudite, ku një princ u arrestua pikërisht për sabotazh të NATO-s. Sipas Çupit ai ka bërë spiunazh kundër amerikanëve. “Ilir Meta është kapur në krim. Më 26 prill, Meta do të arrestohet qoftë dhe nga forcat e NATO-s se kreu një akt tradhtie ndaj SHBA dhe NATO. Nëse bojkotoi i hapësirave qiellore do të kishte zgjatur qoftë edhe disa orë, Ilir Meta do të ishte në pranga dhe në NATO do të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës. Ka ndodhur në disa raste, qoftë me princin e Arabisë Saudite që kanë rënë në pranga për shkak të pengesave të tilla. Meta është kapur në spiunazh kundër Amerikës në favor të forcave të tjera”, tha Frrok Çupi. Ai u ndal dhe te ajo që do të sjellin zgjedhjet. Sipas tij, pas 25 prillit vjen arrestimi i presidentit. Sipas Çupit ai është i zhytur në afera korrupsioni dhe janë shumë dosje në SPAK kundër tij. “Ajo ishte thyerje e madhe e aleancave që takohen dhe ndahen në kordonin që tani është prishur. Fati i Ilir Metës është parashkruar. Thjesht në llogaritjet që do bëjë, se 25 prilli nuk sjell asgjë për Ilir Metën, në llogaritjen e aleatëve do ketë ndëshkimin e tij. Problemi tjetër është i SPAK që ka 20 e ca dosje të rënda të Ilir Metës dhe kompanisë së tij. Akti i fundit që u krye në sytë tanë është akti që e ngatërron, e përzien, e fajëson në thyerjen e aleancave të Shqipërisë me fuqitë e tjera. Mund të ketë anuar dhe mund të jetë një bashkëpunim i madh që anojnë drejt Rusisë dhe fuqive të tjera, por kjo ka bërë që Presidenti t’i japë zjarr”, tha ai.

Bllokimi i Rinasit

Javën që lamë pas aeroportit i Rinasit u bllokua për 2 ditë, për shkak se të gjithë kontrollorët e trafikut ajror braktisën punën. Argumenti i tyre lidhej me uljen e pagave për shkak të pandemisë, por ajo që ngjalli dyshime është fakti se bojkoti erdhi një javë pas një takimi që mbajtën në Presidencë. Takimi u mbajt i fshehtë, ndryshe nga sa ndodh realisht në takimet tjera. Në mesazhet e kontrollorëve doli që takimi ka qenë i qëllimshëm. Ka qenë Presidenca që ka lobuar fort për një takim me ta, ndërsa në mesazhe kontrollorët shprehen se ky takim do përdorej nga presidenti për të sulmuar qeverinë. Por dyshimet janë se ky takim u përdor nga kreu i shtetit për t’u shërbyer interesave të huaja. Shqipëria do të presë një ndër stërvitjet më të mëdha që ka bërë NATO, ku 3 mijë trupa do vendosen në vendin tonë, bashkë me dhjetë anije, avionë dhe makina ushtarake. Bllokimi i aeroportit krijoi shqetësim te SHBA dhe NATO, pasi ka pasur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjitha dyshimet janë se presidenti tentoi një puç kundër NATO e SHBA, i cili u thye brenda 2 ditësh.

 

Më të lexuarat