BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x
BREAKING NEWS

Po rrezikohen shumat monetare të shtetasve shqiptarë që i kanë në banka/ Vidhen të dhënat bankare, u gjetën në CD e databazës së pagave

Po rrezikohen shumat monetare të shtetasve shqiptarë që i
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Aksidenti tragjik, si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja para se të përfundonte në greminë

VIDEO/ Aksidenti tragjik, si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja
x

Politike

Frrok Çupi: SHBA nuk do lejojë që Meta-Berisha të marrin qeverinë, iu shkojnë pas vetëm të korruptuarit, kreu i “Foltores” po shkon drejt “ferrit”

Frrok Çupi: SHBA nuk do lejojë që Meta-Berisha të marrin

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive ka dje folur lidhur me situatën politike dhe aktuale në vend. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse fitojnë grupi Berisha-Meta, Çupi theksoi se SHBA nuk mund të lejojë që Berisha të jetë një grupim qeverisës. “Përveç disa fukarenjve që i ndjekin, të gjithë të tjerët janë të korruptuar. SHBA si paqeruajtësi i botës moderne nuk e lejon Berishës të marrë një grupim për të qeverisur. Kjo është demokratike, ajo që po bën SHBA. Sa kohë që dikush nuk bën pjesë në vlerën, kombëtare, demokratike, të së drejtës, të mos vjedhjes, nuk pranohet në sistemin e demokracisë. Berisha është më i korruptuari në politikë, në nivelin e lartë. Si mund të mendohet që këtë njeri do vendosë Shqipëria në krye të saj?!”, deklaroi ai. Më tej analisti e konsideroi korrupsionin e qeverisë së shkuar më të rrezikshme se atë të kabinetit aktual, pasi sipas tij dikur korrupsioni mbrohej me gjak nga qeveria, ndërsa tani lëshohen provat dhe personat e akuzuar. “Nuk mendoj se duhet të ketë qeveri të fortë dhe opozitë të fortë. Është e domosdoshme të ketë një opozitë të dobishme, por nuk e kemi. Mazhoranca dhe qeveria padyshim që kanë korrupsion. Për mua për të dalluar ku është korrupsioni më i madh dhe i rrezikshëm, bëhen dy pyetje. Qeveria e kaluar kishte po aq fonde, po kaq potencë, sa ka kjo qeveri. Çfarë trashëgojmë nga qeveria që kaloi? Trashëgojmë banalitet, fshatra të rrënuara dhe parashikojmë një tortë 500 metra katrorë që u bë gaz i botës për Shqipërinë. Korrupsioni i qeverisë së shkuar është mbrojtur me gjak nga vet qeveria. Janë vrarë demonstrues, janë djegur njerëz në Gërdec për pasurim të familjes, dhe ajo qeveri asnjëherë s’e ka ndëshkuar korrupsionin”, u shpreh ai. Ndërkohë ai deklaroi se tashmë ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon që të marrë me vete drejt “ferrit” edhe Partinë Demokratike, atë legjislativen, duke i kërkuar bashkëpunim Alibeajt. “Berisha është i destinuar të shkojë në ferr, por do të marrë me vete edhe PD legjislative të njohur nga Amerika, dhe mazhoranca shqiptare”, nënvizoi Çupi.

Më të lexuarat