BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Frrok Çupi tregon çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe plas deklaratën ‘bombë’ për Sali Berishën! Sulmon ashpër edhe ish-ministrin demokrat: Ku të fuste duart? Është në hall të madh

Frrok Çupi tregon çfarë po ndodh në Partinë

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një reagim të fortë, ku thotë se Sali Berisha tani është kthyer në një letër të zbehtë; që nga dita kur Amerika e shpalli ‘non grata’ e të korruptuar dhe minues të demokracisë. “Kandidatët e Kuvendit, nuk kanë ku fusin duart në pantallona kur vjen Berisha. Berisha tani është i rrahur nga Amerika dhe nga e vetja, por për këta që janë të rrahurit e tij, ai është zoti. Kandidati nuk di ç’të bëjë: Të ngrihet më këmbë?! Po të ngrihet mund ta shikojë kryetari tjetër i PD që ndoshta nuk e do Berishën. Të ulet?  Po të ulet ndoshta e shikon kryetari që e do Berishën. Të brohorasë për Berishën? Po të brohorasë, ndoshta e dëgjon dikush nga Amerika që po kërkon Partinë D. të distancuar nga Berisha… Hall i madh me këta”, shkruan ndër të tjera Çupi.

Analiza e Frrok Çupit

Ali, Bej dhe Re në Pantallona

Politikani i lartë u ngrit trembshëm nga brohoritjet në sallën e Kuvendit dhe pikasi se para tij ishte shfaqur ‘më i madhi’. Atëherë nuk diti ç’të bëjë… Ku të fuste duart?. Ngrinte dhe ulte nga pak pantallonat… Ku të rrinte, më këmbë apo më b…? Kthehej e shikonte lëpirazi ndenjësen e ngrohur… Gjithçka kishte lidhje me pantallonat: ndenjësja, e ulura, lëvizja e duarve, xhepat, rripi… Më erdhi në mendje poema e Majakovskit, gati një shekull të shkuar, me titull ‘Re në pantallona’, ku tallen torollakët, sytë e fryrë ‘si fuçi’, vëllai i Olios që nuk di më ku të futet; diletantë krimesh e maskaradash…

Denis Dyrnjaja, anchorman i programit ‘Top Talk’, teksa në sfond shfaqej sinkroni i Kuvendit të PD, më pyet në studio: ‘E vë re lëvizjen e deputetit dhe ish ministrit kur papritur hyn Berisha në sallë?… Si e komenton këtë lëvizje?’.

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

Ky është komenti i parë… Deputeti i PD dhe ish ministër, Enkelejd Alibeja, nuk dinte çfarë bënte, veçse luante me pantallonat dhe me ndenjësen. Çfarë psikoze: Nuk e priste që të hynte Berisha. Berisha, i gjithëpushtetshmi tani është kthyer në një letër të zbehtë; që nga dita kur Amerika e shpalli ‘non grata’ e të korruptuar dhe minues të demokracisë. Kështu janë bërë të gjithë njerëzit e dëmshëm të këtij vendi, pa vlerë, menjëherë zero: Meta, Mehdiu, Shkëlzeni, Fazlliqi, Berisha.  Megjithatë ish- presidenti hyri në sallën e Kuvendit si një fantazmë dhe tronditi liderët poshtë tij. Të gjithë nuk kishin ku t’i kapnin pantallonat.

Poeti i famshëm Vladimir Majakovski, edhe  në stuhi të revolucionit leninist, kapi detaje komike ku të përqeshte të përqeshurit. Kapi  pantallonat.

‘Nëse dëshironi,

do të jem i tërbuar me një furi mishi,

nëse doni,

do të jem jo njeri, por re në pantallona!’, shkruante poeti

Ne retë e pantallonave formohen dhe deformohen figurat e larta politike. Edhe një mbiemër mund të bëhet në copa si ameba dhe prapë ka kuptim: Për shembull ‘Alibejaj’ bëhet edhe ‘Ali’ me kuptim, edhe ‘Bej’ por jashtë kohe… Partia, si në komedi, deklaroi se në sallën që zë vetëm 2300 vende, ndodheshin 7500 kandidatë. Njësoj si me në inversin me ‘pantallonat’. Kandidatët e Kuvendit, nuk kanë ku fusin duart në pantallona kur vjen Berisha. Berisha tani është i rrahur nga Amerika dhe nga e vetja, por për këta që janë të rrahurit e tij, ai është zoti. Kandidati nuk di ç’të bëjë: Të ngrihet më këmbë?! Po të ngrihet mund ta shikojë kryetari tjetër i PD që ndoshta nuk e do Berishën. Të ulet?  Po të ulet ndoshta e shikon kryetari që e do Berishën. Të brohorasë për Berishën? Po të brohorasë, ndoshta e dëgjon dikush nga Amerika që po kërkon Partinë D. të distancuar nga Berisha… Hall i madh me këta.

Edhe 100 vjet pas Revolucionit Socialist të Leninit, në Tiranë i kemi ‘të tallshmit’ e pantallonave në çdo centimetër katror. Ata jetojnë në çdo shekull dhe në çdo sallë kongresesh.

-E doni Xhek Londonin?!- pyeti Majakovski në sallë.

-Kush është ky?!-…..

-Ju thoshit Xhek London e unë dija vetëm Xhokondën që doja ta vidhja, tha ai aty.

Kjo është salla e madhe me 7500 delegatë ku ka vetëm 2300 ndenjëse..

Më të lexuarat