BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Politike

Frrok Çupi tregon pse Ilir Meta nuk po e bën transparente dosjen e “Sigurimit”: Ja roli i tij si klient i agjencive dhe shteteve të huaja dhe pse Berisha nuk i jep leje të thotë që ‘unë jam spiuni’

Frrok Çupi tregon pse Ilir Meta nuk po e bën transparente dosjen e

Analisti dhe publiçisti i njohur, Frrok Çupi, ka komentuar situani politike në vend, duke e ndalur theksin tek zhvillimet brenda opozitës, e veçanërisht tek “Foltorja” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia e Lirisë e udhëhequr nga ish-presidenti Ilir Meta. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “SOT”, e cila do të publikohet edhe nesër, për shkak se është e gjatë, analisti Çupi ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë, ndërsa ka dekriptuar e komentuar aksionin dhe lëvizjet e dy prej figurave kryesore tanimë të pozicionuara në opozitë, që kanë dominuar politikën shqiptare, siç është ish-presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha. I drejtpërdrejt dhe i qartë në atë që thoshte, zoti Çupi tregon për gazetën “SOT”, arsyet se pse Ilir Meta nuk po e bën transparente dosjen e “Sigurimit”. Ai mes të tjerash, ka zbuluar edhe rolin e Metës si klient i agjencive dhe shteteve të huaja, ndërkohë që ka theksuar edhe arsyet se pse Berisha nuk i jep leje ish-presidentit të thotë që “unë jam spiuni”. Po ashtu, Çupi paralajmëron edhe zhvillime të forta, teksa thekson në intervistën për gazetën “SOT”, se ish-kryeministri Berisha, përveç dosjes së Ilir Metës, sipas tij, ka në dorë dhjetëra të tjera.

-Zoti Çupi, në Shqipëri është rikthyer debati për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për shkak se Autoriteti i Dosjeve në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, aludon se ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë spiun i ish-Sigurimit. Sa qëndron ky pretendim sipas jush?

Besoj se, si shtet, jemi të vetmit në Planet për dy ‘kualitete’. I pari është se jemi i vetmi shtet nga kampi socialist që nuk kemi zbuluar publikisht bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, u bënë 30 vjet. Kjo ka qenë beteja e madhe mes qeverisë dhe popullit. Viti 1997 u projektua nga Berisha si një agjent i atyre agjenturave, me qëllim që përmes gjakderdhjes njerëzore, të mbulohej lidhja e presidentit të sapo emëruar me agjenturat dhe spiunazhet armiqësore ndaj vendit tonë. Ky ishte kualiteti i parë. I dyti është se: Na është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit. Arsyeshëm bëhet pyetja: Cili e ka firmosur dekretin, presidenti Meta apo Metaj? Po ligjin si kryetar Kuvendi, Meta apo Metaj? Kishim një shtet të fshehtë dhe një të pa fshehtë; një president në dy kopje. Jemi i vetmi shtet në Planet, që edhe pas 30 vjet, të ashtuquajtur Demokraci, mbajtëm në krye të shtetit spiunë dhe agjentë të huaj. Amerika, aleatja besnike e frymës njerëzore të qytetarit tonë, e tërhoqi fijen e spiunit të Ilir Metës, me qëllim që të shpëtojë vendin tonë. Fija e spiunit është vetëm fillimi për Ilir Metën, duke tërhequr këtë fije, do të na çoje rruga deri në gjirizet e fundit të krimit të kryer nga dy ish-presidentë dhe dy ish- kryeministra.

-Dakord, por po flasim për Ilir Metën, njeriun që ka dominuar politikën shqiptare prej më shumë se 30 vjetësh. Kështu që me të drejtë kushdo pyet, si ka mundësi që Meta u ka shpëtuar filtrave të verifikimit të kryera nga institucionet ligjzbatuese në vend?

Filtra?.... Shteti ynë i kryesuar nga agjentë dhe spiunë për 30 vjet, përdori pjesën e pasme të filtrit. Kush nuk ishte spiun, agjent ose i dërguar i një agjenti tjetër, nuk mund të afrohej me institucionet e shtetit. Ky ishte filtri: Që të mos hynte ndonjë njeri i ndershëm dhe i zoti në kupolën e shtetit, por vetëm njerëz me damkë krimesh dhe spiunllëku. Por këtu qëndron edhe tmerri i kësaj sjelljeje. Shteti shqiptar, menjëherë pas rënies së komunizmit, nuk doli nga humnera, por ra në duar të xhahilëve të diktaturës. Se sistemi i diktaturës ka edhe shtresime: Ka viktima, ka konformistë por në punë të tyre, ka anëtarë të Partisë por që nuk bënë keq, ka njerëz të ndershëm që nuk kishin asgjë në dorë..., por ka edhe njerëz mizorë, dhunues, shpifës, të pamëshirshëm, servilë... Këta xhelatë u morën nga shporta e diktaturës dhe me këta u ndërtua shteti i Sali Berishës. A bëhet pyetja sot: “Pse ata që mbetën në Partinë e Punës, e sot Socialiste, janë njerëz më të mirë, më paqësorë, jo vrasës, jo zjarrvënës... E shikoni pse? Sepse në PD-në e Berishës u tërhoqën vrasësit, njerëzit me gjak urrejtjeje, të pamëshirshmit, hajdutët dhe spiunët... Ky është problemi i dosjes ‘Meta’  që po tërhiqet sot: Viktimat e komunizmit mbetën përsëri viktima. Spiunët u ngritën në grada dhe në poste. Shpresa për Demokraci u këput që në vitet e para. Vendi u sakatua, njësoj siç ndodh kur qeveriset nga agjenturat armiqësore dhe jo nga shqiptarët. Thelbi është se gjithë bota ish komuniste është ndarë nga metodat e Stasit ose të Sigurimit të Shteti. Vetëm Berisha dhe Meta nuk do të ndaheshin kurrë. Sjellja e tyre është sjellje tipike Naziste. Këta duhet t’ u nënshtrohen ligjeve të njohura kundër funksionarëve nazistë që kërkojnë të rivendosin të njëjtin regjim.

-Menjëherë pasi plasi kjo "bombë", Meta nxitoi dhe sulmoi Autoritetin e Dosjeve, ndërkohë që këmbëngul se është i pastër dhe se e gjitha është një sajesë politike e ushqyer nga kryeministri Edi Rama. Tani kë duhet të besojmë ne Metën apo Autoritetin e Dosjeve?

Ilir Meta është instinkt, nuk është as logjikë, as arsye, as kulturë. Si instinkt e vunë dhe e mbajtën në krye të shtetit. Me instinkt kapi se ‘nuk do të kishte demokraci’ pas dhjetorit 90 dhe prandaj vazhdoi të shërbejë si spiun edhe në takimin e studentëve. Me instinkt kapi se Berisha do të ishte bosi i tij si në spiunazh dhe në korrupsion. Me instinkt iu sul foltores së Kuvendit dhe desh vrau kryetaren. Me instinkt i është sulur edhe Autoritetit të Dosjeve. Instinkti i tij është i drejtuar kundër Institucioneve, kundër Qytetarisë, kundër Normalitetit. Qëndrimi ndaj Autoritetit të Dosjeve, në fakt është histeri kundër Shteteve të Bashkuara. Se, çfarë mund të bënte ky Autoritet që nuk bëri kurrë gjë, nëse nuk do të ishte qeveria amerikane? Pyetja është pse u zbulua tani Ilir Meta, dhe jo më vonë? Këtë pyetje e bëjnë shumë. Kjo pyetje nënkupton faktin se në shoqëri të kontrolluara nga spiunë dhe agjentë, si këtu, informatorët përdoren ende. Pse nuk mund të përdorej Meta më gjatë se kaq? Arsye e qenësishme është se doli nga zyra e Presidentit, tani nuk ka vlerë. Ai ka përdorur Shërbimin Shtetëror Informativ për informacion me qëllim që ta përhapë drejt klientëve ose bosëve të vet. Po tani, çfarë të përdorë? Ilir Meta u dogj edhe për arsyet e aftësive të tij personale. Ai është një njeri primitiv, i pa updated në teknologjitë e reja. Por shtetet dhe agjencitë Lindore po përdorin tani teknologjinë moderne për të krijuar trazira e shtypur qytetarët e tyre në mënyra thjesht të padisponueshme për spiunët si Meta, duke monitoruar lëvizjet, duke spiunuar komunikimet dhe duke gjurmuar transaksionet financiare. Metës tani i kanë rënë puplat...

-Pse Ilir Meta nuk po e bën transparente dosjen e “Sigurimit”, ndonëse pretendon se është 1 mln për qind i pastër?

Po nuk është aq e thjeshtë sa thoni ju, që Ilir Meta të tërheqë dosjen e të thotë “Uuuu, po, qenkam spiun!”. Naivitet. Po të ishte kaq naiv, kush do ta rekrutonte Metën?! Mes Dosjes dhe të tjerëve, Meta tani ndodhet si mes Shillës dhe Karidbës. Po të dorëzohet e të thotë ‘unë jam spiuni’, ka punë me Berishën, sepse ky mund të mos i japë leje. Në agjendën e tyre mund të jenë planifikuar vepra të tjera shkatërrimtare për vendin e për njeriun, nuk mund të dorëzohet njëri pa lejen e tjetrit. Berisha e përdori si minë kundër shtetit e tash nuk e dimë nëse Meta nuk ka fakte në dorë kundër Berishës. Fakti që në vitin 2002 e burgosi 24 orë, fakti që secili e quajti secilin ‘vrasës, trafikant e fundërrinë’, do të thotë se janë duke tërhequr dhe duke lëshuar litarin për njëri tjetrin. Arsyeja tjetër pse nuk ‘ dorëzohet’ Meta, lidhet me rolin  tij si klient i agjencive dhe shteteve të huaja. E shikoni sa spiunë rus dhe iranianë janë kapur në Shqipëri e Kosovë?! Ka më shumë të pa kapur. Një agjente ruse e kapur në Kosovë e ka akoma bashkëshortin këtu në Shqipëri, diku në Gjirin e Lalzit a në Durrës, siç po thonë. E adhuruara e Lavrovit dhe e Putinit u kap së fundmi në Kosovë si agjente.. E ju thoni që Meta të japë mesazhe falimentimi para tyre? Çfarë flasim kështu?! Por përsëri po them: Duhet urgjentisht ligj për dënimin, ndoshta burgim të përjetshëm, për spiunët dhe agjentët që i kanë bërë keq vendit të tyre, dmth., vendit tonë.

-Kuvendi i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike (pjesa e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj), ka nisur ndryshimet në ligjin e Dosjeve, Dekriminalizimit dhe Lustracionit, me qëllim, nxjerrjen përfundimisht nga politika të personave që ka qenë spiunë apo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Si ju duket kjo iniciativë dhe a mendoni se do ketë sukses?

Më falni, por nuk e shikoj korrekte që të thuhet PD (pjesa e drejtuar nga Alibeaj). Ka vetëm një PD. Ne gazetarët kemi për detyrë ta edukojmë lexuesin me fjalorin korrekt, ligjor, civil, normativ.... Ajo që thuhet ‘PD e Berishës’ nuk ekziston as si fjalor as si realitet legal. Kthehemi te pyetja: Ligji për hapjen e dosjeve? A duhen hapur?... Është njësoj si një pacient me Covid-19 që ka humbur 80 për qind të mushkërive, ta pyesësh: ‘A do oksigjen? Sa e do oksigjenin..., 98?’. Shoqëria jonë ka vuajtur nga bunkeri S(t)alinist i mos hapjes së dosjeve. Lindën e u rritën njerëz duke thërritur “Hapni dosjet”, por hiç. Dolën nga burgjet dhe ikën në atë botë njerëz duke thërritur :’Hapini dosjet!’, por hiç. Erdhën, mashtruan dhe ikën politikanë duke u jargavitur: “Hapni dosjet!’, por hiç. Po tani kur ra kupola që mbronte krimin e Sigurimit të Shtetit (Berisha e Meta), a nuk iu dashka dhënë oksigjen individit e shtetit? Këtë ka kuptuar lidershipi i PD, mendoj unë. Por ka kuptuar edhe një gjë: PD ndodhet si PK e BRSS në 6 mars 1953, një ditë pas vdekjes së Stalinit. O do të ndahet PD nga metodat naziste të Berishës, o do të mbytet. Pra të hapë dosjet e krimit. Por nuk është vetëm kaq. PD, PS dhe gjithë forcat demokratike në vend, duhet të shërojnë vendin nga ajo mortajë. Një eksperiencë e thjeshtë e Gjermanisë Lindore pas rënies së Stasit, është kjo: Shteti ka ngritur seanca terapie për viktimat e Sigurimit që zhvillohen në çdo dy javë; ata janë akoma në trauma. Ka edhe një eksperiencë tjetër: Jo vetëm shteti duhet të kërkojë hapjen e dosjeve, por çdo individ ka të drejtë të kërkojë dosjen e tij edhe si viktimë. Dosjet duhet të jenë të hapura për gazetarët. Në Gjermani tani po kërkojnë dosjet e gjyshërve ata të gjeneratës së tretë.

-Në korridoret e politikës ka zëra se dosjen e Metës e hodhi në "treg", Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili thuhet se ka pasur akses të plotë mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në vitet e largëta 1992-1997. Ju si mendoni?

S’është fjala ‘si mendoj unë’, apo si mendon dikush; është fjala si qëndron e vërteta, e vërteta që ka ndodhur në sytë tanë. Nuk ka ndodhur në periudhën e Neronit, por ja tani kur Berisha notonte me tentakulat e përbindëshit. Ai kishte në dorë dosjet, SHIK-un, armën, tankun, zjarrin, shpifjen, rrjetën, partinë, Sigurimin, UDB-në, Terrorizmin, Kunen, Dajtin... Vegla më e përdorshme e tij ishte spiunazhi, dosjet e Sigurimit, rrënimi i agjentëve që kishin funksionuar jashtë vendit në shërbim të interesave të atdheut. Berisha dogji dosjet e tij dhe të familjes së tij si të përfshirë në agjentura armiqësore të vendit. Do të shikojmë se veç dosjes së Metës, ai ka fshehur dhjetëra të tjera dhe i luan sa herë i duhen zjarrvënës ndaj atdheut.

-Po nëse e marrim të mirëqenë faktin se dosjen Ilir Metës ja ka nxjerrë ish-kryeministri Berisha, madje një aludim të kësaj natyre e ka ngritur edhe kryeministri Edi Rama, që ka deklaruar pak ditë më parë se: "Saliu hedh gurin dhe fsheh dorën", më lejoni t'ju pyes se çfarë ka dashur dhe çfarë përfiton kreu i "Foltores" nga ky skandal, pasi mos gaboj Meta dhe Berisha janë miq të vjetër me njëri-tjetrin?

Me këto tentakula, Berisha ka marrë në qafë mijëra shpirtra njerëzorë, disa i ka vrarë me plumb, disa i ka shantazhuar, disa i ka shpifur e përbaltur dhe disa të përbaltur i ka larë në zyrat dhe në pisllëqet e tij. E shikoni sa deformim ka shoqëria jonë? Sa urrejtje ka! Sa nervozizëm, sa psikopati, sa marrëzi! Shoqërisë sonë nuk i bie shpirti rehat pa shijuar Drejtësi. Një arsye e fortë është se nuk u shkoqitën qartë cili është viktima e cili xhelati... Meta deri ditën e fundit ka dekoruar xhelatë të diktaturës. Berisha mbolli ndasi e urrejtje me parullën e tij famëkeqe “ Të gjithë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, parullë tipike mortore për fatet e vendit. Pse paska përdorur  Berisha Metën, kjo është një gjë e thjeshtë. Meta është thjesht një instinkt, nuk llogaritet as si individ. Por e rëndësishme është që të bëhet ligji për ndëshkimin e shantazheve dhe të pasurisë publike (siç janë edhe dosjet e Sigurimit); të shpallen shpifjet dhe të vërtetat, të ç’dekorohen xhelatët dhe të nderohen viktimat, të ngrihen institutet e rehabilitimit post Berisha.

-Ndërkohë në kulmim e këtyre debateve, gjithashtu aludohet se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë spiun i Gazidedes dhe gjatë këtyre 30 viteve është mbajtur "peng", nga ish-kryeministri Sali Berisha... Çfarë dosje mund t'i ketë Berisha-Metës dhe pse e mban "peng"?

Nuk i besoj paradigmës se ‘njëri paska një dosje...’ për tjetrin, dmth nuk besoj numërorin ‘Një’. Janë 3 dekada që zhgërryhen si nëpër baltën që krijuan dhe i imponuan shoqërisë. Çfarë nuk kanë bërë të dy?! Sali Berisha ka ecur me budallëkun e një  malësori të pagdhendur se ‘një sekret të jep fuqi’, dhe kështu shkatërroi Shqipërinë. Tani nuk ka fuqi asnjëri mbi tjetrin. Të dy janë hallexhinj njësoj. Të dy mbështeten në supin e njëri tjetrit si dy të dehur që i ka zënë nata rrugës; njëri beson te tjetri se do t’ ia tregojë shtëpinë, por asnjëri nuk është i zoti. Të dy janë përballë Amerikës dhe tani nuk shpëtojnë dot. Për fat të mirë nuk kemi punë me ta ne shqiptarët. Kurrë nuk i duhet harruar Amerikës kjo që po bën me zhdukjen e këtyre. (Vijon nesër)