
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë Berisha-Meta dhe paralajmëron “tërmet” brenda “Foltores” pas zgjedhjeve të Kukësit, dyshja anti-SHBA drejt “Ferrit të Dantes”

Shkruar nga Rigels Seliman 26 Shtator 2023

Disfatë që korri koalicioni anti-amerikan “Bashkë-Fitojmë” i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zgjedhjet e parakohshme vendore këtë të dielë në Kukës duket se do të shkaktojë “tërmet” brenda “Foltores”. Paralajmërimin e ka bërë analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili përmes një shënim të publikuar dje në rrjetet sociale zbuloi dy goditjet e bujshme që ka marrë Berisha-Meta. Sipas tij, humbja e thellë që koalicioni “BF” mori dy ditë më parë në Kukës tregon se kreu i “Foltores” dhe ai i PL janë pakicë, e madje politikanë që urrehen nga qytetarët. “Kukësi kishte edhe një arsye tjetër për të bërë zgjedhje sapo mbaroi një palë zgjedhjesh: Sepse Kukësi është konsideruar ‘gjëja prapa shtëpisë’ e Partisë së Berishës; domethënë gjëja që përdorej sa herë i duhej dhe prapë lihej atje përtej. Saliu e kishte quajtur të veten edhe Kukësin, edhe Viçidolin, edhe Tropojën… Me këtë rast, që Saliu humbi thellë ‘në humnerë’, ra edhe ‘kulti i budallenjve të dobishëm’ që ka ndërtuar Saliu. Me këtë emër i ka quajtur Berisha ata që i shkojnë pas qorrazi. Tani ja ku jemi: U bënë dje zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë dhe, ndër 13 mijë gjithsej, 9 mijë burra e gra votuan kundër Saliut. Edhe ‘djemtë e Londrës’ erdhën vetë a çuan fjalë “mos u bëni budallenj!’. Jemi tani në një pikë kur po mendojmë se kjo qenka rruga: Të përsëriten zgjedhjet në çdo bashki, të përsëriten një herë, tre herë e pesë herë derisa të vijë koha ligjore. Se duke u bërë zgjedhjet një herë në pak muaj, lahet më shumë bërllok. Zgjedhjet qenkan lavatriçja për të pastruar zhavorrin e grupimeve të Saliut dhe Ilirit. Mund të mos ngelet asnjë guralec në atë zhavorr, sepse e tëra andej është e pistë, por besoj se kjo është edhe rruga më e mirë”, shkroi ai.
Fundi politik i Metës dhe Berishës
Më tej analisti i njohur, Frrok Çupi ka paralajmëruar edhe fundin politik të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Madje teksa heq një paralele me letërsinë botërore, zoti Çupi me finesë thekson se dyshja anti-SHBA Berisha-Meta po shkojnë drejt “Ferrit të Dantes”. “Prej kohësh ka nisur pjesëtimi i Partisë së Berishës, e prapë pjesëtohet si një amebë. SA më të vogla të bëhen pjesët në atë grupim të tmerrshëm politik e njerëzor që i shkaktoi vendit tmerre, aq më mirë do të jetë për vendin. Një copë e ka Iliri, një copë Salihi, një copë Bardi, një copë I ziu, një copë Luli…, kështu po, kur bëhen të gjitha së bashku dalin zero. A nuk ndodhi kështu në Kukës? ‘Bashkë fitojmë!’, deklaruan pesë a gjashtë pjesë të ‘amebës’ se do të fitojnë, por u tretën në liqen… Kam dëgjuar e dëgjoj njerëz të mirë e të lodhur që ankohen nga tmerri kur i shikojnë këta dy njerëz…, dhe thonë : “Po sa kohë, mor vëlla, do t’i kemi para syve?”. E çojnë muhabetin te Drejtësia pse nuk i mbyll këta fajtorë të mëdhenj të fatkeqësive të vendit… Tani, më në fund, edhe zgjedhjet e Kukësit, dëshmuan se ‘shkallë pas shkalle këta po shkojnë në ‘Ferrin e Dantes’. Kjo është mënyra më e mirë për të gjithë. Ky është një spektakël tek i shikojmë fajtorët që paguajnë nga e vetja. Vazhdoni zotërinj, drejt e në ferr”, nënvizoi analisti i njohur, Frrok Çupi.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
