BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x
BREAKING NEWS

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e
x
BREAKING NEWS

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt,
x

Politike

Fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, KQZ gjobit 15 subjekte politike nga 100 deri në 600 mijë lekë, mes tyre dhe PD e PS, çështja tashmë në dorë të KAS

Fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, KQZ gjobit 15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e djeshme të marrë masa ndaj 15 forcave politike në vend lidhur me fshehjen e financimeve lidhur me organizimin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Republikane, etj., u gjobitën me vlera nga 100 mijë deri në 600 mijë lekë për shkeljen e ligjit të transparencës së financimeve për zgjedhje. Goditjen më të madhe e ka marrë Partia Socialiste. Përveç partive politike, shumë televizione janë gjobitur po ashtu nga KQZ me vlera nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë për shpërdorimin e kohës televizive për transmetimin e fushatave dhe spoteve  elektorale. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, e cila do të vendosë përfundimisht nëse do të gjobiten apo jo këto parti dhe media dhe nëse po, në çfarë vlere monetare. Një fakt interesant është se Partia e Lirisë, e cila në zgjedhjet parlamentare të 2021 u prezantua si Lëvizja Socialiste për Integrim, rezulton të mos ketë kryer shkelje të ligjeve për financimin e zgjedhjeve.

Partitë e gjobitura, PS penalizohet më shumë

Partia Socialiste 5.5 milionë lekë, Partia Demokratike 600 mijë lekë, Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar 600 mijë lekë,Partia Republikane 500 mijë lekë, Partia Lëvizja e Legalitetit 500 mijë lekë, Partia Demokristiane 100 mijë lekë, Lëvizja e Re 195 mijë lekë, Balli Kombëtar Demokrat 500 mijë lekë, Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë 600 mijë lekë, Nisma Thurje 600 mijë lekë, Bindja Demokratike 600 mijë lekë, Lëvizja Demokratike Shqiptare 600 mijë lekë, Partia Socialdemokrate 600 mijë, Fryma e Re Demokratike 600 mijë leke dhe Balli Kombëtar 600 mijë lekë.

Detyrim financiar për t'u shlyer ndaj KQZ nga PSD, LZHK dhe FRD

Në kërkesën e KQZ, propozohet shlyerja e detyrimit financiar ndaj 3 forcave politike, Partia Socialdemorate, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Fryma e Re Demokratike. Konkretisht, PSD duhet të shlyejë KQZ me 1.629.360 lekë, LZHK me 55.166 lekë dhe FRD me 485.332 lekë.

Mediat e gjobitura, Top Channel gjobitet me 220 mijë lekë

Media që është gjobitur më shumë nga KQZ është Top Channel me 220 mijë lekë. KQZ ka vendosur gjobë edhe ndaj shumë mediave të mëdha si: Neës 24, RTV Ora, Abc Neës, Vizion Plus, Euroneës, etj. Një numër i madh mediash lokale, janë penalizuar me 30 mijë lekë gjobë. Më poshtë ju sjellim listën respektive të mediave të gjobitura nga KQZ sipas neneve të posaçme të Kodit Zgjehdor: 30 mijë lekë (ADTN, Digitalb TV, ABEG, BBF, Club TV, Era Digitalb, Glob TV, One TV Vlora, Shijak TV, Tv BS, 6+1 Vlora, Tv Alpo, Tv Antena Nord, Tv Apollon, Tv Channel 1, Tv Channel 7, Tv Jug, Tv Klaudiana, Tv Kopliku, Tv Kukësi, Tv Lobi, Tv Mati, Tv Premium, Tv Rozafa Motiv, Tv Saranda, Tv Scan, Tv Sot 7, Tv Star Plus, Tv UTV Education, TVT, TV RE-AL), 50 mijë lekë (One Tv, Report Tv, Klan Neës, Shija Tv, 6+1 Vlora, A2 CNN, Syri TV, Euroneës, Fax Neës, Klan Tv, Neës 24, Vizion Plus, Top Neës, Abc Neës, TV1 Channel, TV RE-AL, RTV Ora, Top Channel, One TV Vlora, Klan Plus, TV Best), 70 mijë lekë (Top Channel, Abc Neës), 100 mijë lekë (Top Channel, Top Neës, Vizion Plus, TV Ora dhe Neës 24).

Përgatitja për zgjedhjet lokale, KQZ miraton programet informuese për qytetarët

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve miratoi programin e edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve, programin për edukimin, informimin, ndërgjegjësimin, si dhe për krijimin e kushteve lehtësuese për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi ndryshe dhe programin për edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e pakicave kombëtare, për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.

Më të lexuarat