Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ftesa e OSBE-së për tryezë mes palëve, anëtari i Komisionit të Ligjeve tregon çfarë do vendosë qeveria kusht nëse ulet përballë Bashës

Postuar: 18/09/2019 - 17:37

I ftuar në emisionin “Top Talk”, anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe atij Hetimor, Adnor Shameti zbuloi disa detaje rreth ftesës për dialog nga ana e mazhorancës përkundrejt opozitës jashtëparlamentare dhe rënies dakord të qeverisë përsa i përket tryezës së OSBE-së.

“Ajo që është e rëndësishme dhe lajm i mirë është që ne kemi mirëpritur ftesën e OSBE-së për tryezën që do të zhvillohet javën që vjen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore, pjesë e të cilit jam edhe unë dhe jam besimplotë për ditët në vijim, që derisa të mbahet kjo tryezë të ketë një reagim tjetër edhe nga përfaqësuesit e opozitës joparlamentare”, u shpreh Shameti.
 
Po kështu sqaroi se “në qëndrimin tonë politik, partia socialiste, grupi parlamentar, qeveria  kanë qenë të qartë që në krye të herës në lidhje me dialogun që duhet të zhvillojmë me të gjitha forcat politike, parlamentare dhe joparlamentare .”
 
“I gjithë dialogu apo diskutimi që do të bëhet në vijim mes palëve  do të jetë brenda kornizës kushtetuese dhe pa vendosur kushte nga palët”, deklaroi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 15:09

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili është njëkohësisht edhe një nga aleatët e Lulzim Bashës ka deklaruar se opozita duhet të dalë urgjent me një produkt për Reformën Zgjedhore.

Postuar: 23/10/2019 - 14:57

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në News24 u shpreh se qëllimi i opozitës së

Postuar: 23/10/2019 - 14:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tregoi në News 24 se zbulimi i celulës terroriste

Postuar: 23/10/2019 - 13:47

Partia Demokratike është shprehur se nuk do marrë pjesë në komisionin për reformën zgjedhore Sekr

Postuar: 23/10/2019 - 13:33

Deputeti, Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv shprehet se nuk heq dorë nga kushti se nuk d

Postuar: 23/10/2019 - 13:28

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister është shprehur i