BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Ftesa e Ramës për Bashën, Erla Mëhilli zbërthen çfarë fshihet pas këtij mesazhi nga kryeministri për PD-në

Ftesa e Ramës për Bashën, Erla Mëhilli zbërthen

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të PD për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Për Mëhillin, ky truk politik i kryeministrit Rama përçon mesazhe të ndryshme elektorale, ku në thelb shton ajo synohet bindja e votuesve të pavendosur.

“Është diversion politik,  sepse njerëzit mendojnë se këta janë bashkë, e thënë thjesht me fjalor më të varfër. Tenton të nervozojë edhe LSI dhe duke parë edhe reagimin e Metës ia ka arritur të paktën kësaj të dytës. Për çështjen e diversionit politik ai nuk ka çfarë të humbur, por mund të fitojë diçka, por për të humbur nuk humbet gjë. Kam përshtypjen se mund të jetë dukur thirrje e një lloj humbësi, pra kërkesa…. mund të lexohet si e tillë, ndaj kam përshtypjen se bëri një sqarim që tha se nuk është kërkesë për bashkëqeverisje, por është kërkesë për një bashkëpunim. Është përpjekjeje për të kapitalizuar vota tek elektorati gri, sepse ky elektorat është i lodhur me konfliktin politik”, tha ajo.