BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

Ftesa e Ramës për Bashën ka frikësuar LSI-në? Monika Kryemadhi reagon për herë të parë

Ftesa e Ramës për Bashën ka frikësuar LSI-në? Monika

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ftesa e Kryeministrit Rama për bashkëpunim me aleatin e saj Lulzim Basha nuk e shqetëson aspak.

Në një intervistë me gazetarin e Fax News , kryetarja e LSi-së deklaroi se marrëdhënia e saj me zotin Basha i tejkalon pritshmëritë politike.

“Ftesa e Ramës për Bashën nuk më shqetëson, pas djegies së mandateve kemi arritur një konsolidim të jashtëzakonshëm për fitore plebishitare të opozitës. Për një gjë të jeni të bindur. Marrëdhënia imë me z.Basha është një marrëdhënie që i kalon pritshmëritë politike, po themi të shumë marrëdhënieve të tjera që kanë pasur më përpara. Unë kam një eksperiencë shumë të mirë me z.Basha, të fushatës të 2011 ku ai kandidonte për Kryetar Bashkie në Tiranë dhe unë isha Kryetare e LSI në Bashkinë e Tiranës dhe patëm një fitore të jashtëzakonshme edhe pse ishte një nga nyjet dhe ngërçet e lidhjes së infrastrukturës së krimit të ndërtimit me mafiet etj që në e zhbëmë.

Nga ana tjetër që me djegien e mandateve, me të gjithë procesin  dhe hartimin e të gjithë planit të punës së opozitës me të mirat dhe të këqijat se nuk mund të themi që jemi perfekt,nëse do themi që jemi perfekt bëjmë gabimin më të madh të jetës sonë por me të mirat dhe të këqijat tona aty ku kemi mësuar nga gabimet, kemi mësuar nga defektet gjatë rrugës, kemi mësuar nga sjelljet, kemi arritur që të kemi një konsolidim të jashtëzakonshëm për të arritur një fitore plebishitare të opozitës. E cila jam e bindur që do kalojë të gjitha pritshmëritë, qofshin këto edhe të vetë opozitës edhe të shumë analistëve të tjerë. Nuk është fitorja jonë thjesht numri i mandateve që marrim. Fitorja jonë është ç’tensionimi i kësaj klime, hapja e negociatave me Shqipërinë për të cilën z.Basha është angazhuar që do ta realizojmë brenda 100 ditëve dhe jam e bindur që kjo gjë realizohet. Dhe tjetra krijimi i besimit të gjithë shoqërisë shqiptare tek strukturat dhe rikthimi i strukturave dhe institucioneve të shtetit në normalitet dhe në depolitizimin total të tyre,” -tha Kryemadhi.

Më të lexuarat