BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Ftesa e Ramës për Bashën, Ylli Rakipi tregon çfarë lëvizje po tenton të bëjë shefi i qeverisë

Ftesa e Ramës për Bashën, Ylli Rakipi tregon çfarë

Ftesën e kryeministrit Rama ndaj kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha për bashkëpunim pas 25 qershorit, sipas gazetarit Ylli Rakipi  është diversion.

Rakipi thotë se thjesht fakti që Rama vazhdimisht thotë se Basha është nën komandën e Berishës dhe Metës, është një tentativë e tij për të deligjitimuar kryetarin e opozitës.

‘ Ai e mbron me idenë e vet se Basha nuk është një lider por një njeri që komandohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.Ka një përpjekje për deligjitimimin e kryetarit të opozitës. Ai vazhdimisht thotë lider lind nuk bëhesh. Në fakt lideri bëhet. Edi Rama di të manovrojë dhe sillet në Shqipëri ku përpjekjet e politikës janë të tilla që shqiptarët i çojnë drejt kutive të votimit në mënyrën si duan ata dhe si u pëlqen ti çojnë, edhe me shportën bosh. E shoh më së shumti si diversion. Po ti dëgjosh, të dy palët janë fituese. Me llogarirë e tyre të gjithë në dalin 300-400 deputetë nga 140 që ka Kuvendi. Në këtë plan nuk ka asgjë të vërtetë dhe reale ndryshe nga sa janë fushatat elektorale ku ne duam të marrim shembull dhe duam të shkojmë.’-tha Rakipi.