BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Ftesa e Ramës për Bashën,  deputeti i PS shpjegon për çfarë bëhet fjalë: Nuk është për bashkëqeverisje, por për...

Ftesa e Ramës për Bashën,  deputeti i PS shpjegon për

Kandidatët për deputetë nga Partia Socialiste dhe Dorjan Teliti nga Partia Demokratike dhanë në “Rinvote” qëndrimet e tyre për sa i përket ftesës publike “për bashkëpunim” të bërë së fundmi nga Edi Rama ndaj Lulzim Bashës.

Kandidati për deputet i PS-së, Arben Pëllumbi tha se ftesa  për Bashën nga Rama “nuk është e drejtpërdrejtë”, por ka kuptimin e asaj që është filozofia e 4-vjeçarit të ardhshëm, “filozofia e përbashkimit”.

Sipas Pëllumbit PS synon “të mos vijojë më me politikën përçarëse”.

“Sigurisht, ne jemi në garë për ta mundur Lulzim Bashën më 25 prill, jemi për të fituar dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi në këtë aspekt.

Reformat për integrimin kanë nevojën e një bashkërendimi edhe me opozitën e ardhshme, ky është dhe sensi i kësaj filozofie bashkëpunuese, pra nuk është se do të kemi një qeveri të përbashkët dhe nuk është se tentojmë të jemi bashkë në drejtimin e vendit,” – shpjegoi Pëllumbi.