Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ftesa për Reformën Zgjedhore, Lulzim Basha i vendos kushte Ramës

Postuar: 18/09/2019 - 15:45

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i përgjigjur me kushte ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore. Lideri demokrat u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se më parë duhet të zgjidhim krizën politike. Një tjetër kusht për shumicën ishte edhe emri i Damian Gjiknurit, që sipas Bashës nuk mund të jetë në krye të komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi ka dalë në përgjime te dosjes 184 të zgjedhjeve lokale të Dibrës.

Basha tha:

"Sot prioritet është zgjidhja e krizës, politike. Zgjidhja e krizës është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD-së dhe opozitës së bashkuar. Këtë krizë nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligjet nuk janë përgjegjëse as për Valdrin Pjetrin, Mark Babanin dhe Agim Kajmakun. Raporti i OSBE-së është i qartë, hapet me fjalinë që korniza ligjore është e plotë por mund vullneti politik. Prandaj zgjidhja e krizës dhe integrimi, zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik.

Nuk mund të fshihemi pas letrave dhe kërkesave të pa sinqerta dhe provokimeve të rënda, ftesës nga një individ, i dyshuar kryesor për dosjen 184. Nëse ideja për Kodin Zgjedhor përfshin Gjiknurin, të ftojnë Avdylajt, Shullazin, Ymer Lalën dhe të tjerë se kjo është një tallje. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka dy vite që ka përgatitur një platformë, duhet të përfshirë transformim të thellë politik, ta çojë vendimmarrjen te qytetarët, këtu kam hapat e forcimit të demokracisë përfaqësuese dhe të forcojmë mekanizmat që jo një njeri i vetëm të kapë të gjitha institucionet.

Opozita po përgatit platformën e saj, do të bëjë publike dhe do ta diskutojë. Po jemi të vendosur, reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj, por zgjidhja e krizës politike kërkon vullnet politik. Letra të hapura dhe përfshirja e individë të përfshirë në dosjen 184. Hapi i parë duhet të jetë pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë ku e ka futur vendin kryeministri. Kjo mund të shtrojë bazën për daljen nga kriza, ndarjen e krimit nga politika. Një reformë e plotë zgjedhore bashkë me një reformë politike".

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 09:23

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar  për vendimin e BE  për të mos hapur negociatat me Shqipërinë duke shpërndarë deklaraten e DASH për vendimin e BE të premten e 18 tetorit.

Postuar: 19/10/2019 - 09:20

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë goditje në radhët e të korruptua

Postuar: 19/10/2019 - 09:11

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë

Postuar: 19/10/2019 - 09:05

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur sërish kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Postuar: 19/10/2019 - 09:02

Deputetja Rudina Hajari ka reaguar përmes një postimi në Twitter për mos-hapjen e negociatave nga

Postuar: 19/10/2019 - 08:35

DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqiprёinё.

Postuar: 19/10/2019 - 08:11

Zbardhet lista e deputetëve të cilët synojnë të marrin kredi të butë.