BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Opinion / Editorial

 Ftesat për dëgjesë të të rinjve për Lulzim Bashën

 Ftesat për dëgjesë të të rinjve për Lulzim

Dy ditë më parë në Durrës pati një takim të Bashës me të rinjtë durrsakë, të cilët kishin ftuar deputetin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike në kuadër të atyre takimeve të cilat të rinjtë si kudo në Shqipëri ftojnë Bashën për ta dëgjuar dhe       Basha për të dëgjuar zërin e të rinjve. Në atë takim kishte edhe qytetarë të tjerë që e ndoqën me mjaft interesim takimin, fjalën e Bashës dhe pyetjet e diskutimet e të rinjve mbi gjendjen dhe realitetin politik, demokratik, ekonomik, social dhe juridik ku ndodhet vendi, si dhe jepnin mendime e propozime se si duhet të ringrihet e të fuqizohet Partia Demokratike si e vetmja shpresë për të sjellë ndryshimin. Z. Basha paraqiti në atë takim ato problematika që kërkojnë zgjidhje emergjente, ai u përgjigj shumë pyetjeve të të rinjve në lidhje me alternativat që Basha po paraqet para demokratëve dhe publikut për ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni, për çlirimin e politikës nga pengmarrja prej së shkuarës dhe prej korrupsionit, për angazhimin në politikë të të rinjve, për reformën zgjedhore ku përfaqësuesit dhe deputetet t’i propozojnë anëtarësia dhe jo të jetë e drejtë vetëm e kryetarit. Pra për ndryshimin urgjent dhe shfuqizimin e marrëveshjes së pazarit politik Berisha-Rama që kandidaturat i zgjedh kryetari dhe ato t’i votojë formalisht pastaj demokracia. Ajo që më bëri përshtypja e këtij takimi ishte dëlirësia dhe lirshmëria, diskutimi dhe debati rinor intelektual shumë kualitativ i diskutantëve të rinj, gjë të cilën nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë veç shume rralle në takimet, kuvendet apo mbledhjet e seksioneve dhe të forumeve lokale Partisë Demokratike. Aty u diskutua shumë rreth asaj që Basha e ka pasur gjithnjë si vizion dhe premtim, dekriminalizimin dhe Veting-in e politikës dhe atë të drejtësisë. Demokratët,rinia dhe publiku opozitar duan ndryshimin, mirëpo siç dihet Partia Demokratike ka qenë nën presion nga e vjetra politike e grupuar te foltorja si dhe nën trysninë dhe në kurthet e pushtetit e të drejtësisë që kishin synim asgjësimin e Partisë Demokratike institucionale dhe sundimin e qetë të “Trekëndëshit të Bermudës”, ku politika e vjetër e shikonte Bashën si kërcënim, edhe pse ai konsiderohet nga SHBA si partneri politik sot më i besueshëm. Edhe pse Basha kishte dhënë dorëheqjen sulmet,shpifjet dhe intrigat bëheshin kundër tij. Dhe fakti i takimeve që po bën Basha me të rinjtë nëpër qytetet e Shqipërisë ka alarmuar në maksimum elitën e vjetër të Partisë Demokratike dhe pushtetin e Edi Ramës. Të themi të vërtetën deputetët e Partisë Demokratike me përjashtime të rralla nuk kanë qenë aktiv, por mjaftoheshin vetëm në Tiranë, shtëpi e parlament, pra aktiviteti i tyre ishte vetëm sa për të marrë rrogën. Basha shkon atje ku e kërkon shqetësimi politik, demokratik e publik, gjendja e rëndë ku ndodhet opozitarizmi si dhe nevoja për organizimin, bashkimin dhe forcimin e demokratëve, të alternativës për të marrë pushtetin dhe dëbuar politikën e vjetër dhe regjimin e Edi Ramës. Pra, Basha e ndjen detyrim moral, qytetar e politik para demokratëve, para të rinjve dhe publikut që t’u përgjigjet ftesave të tyre për ta dëgjuar atë, dhe ai për t’i dëgjuar ata dhe mendimet e propozimet e tyre për të bërë ndryshimi dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq ku e mban politika e vjetër prej 30 vitesh tranzicion.