Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fundoset Lulzim Basha, prokuroria dërgon në gjykatë dosjen për lobimet ruse në SHBA, kreu demokrat rrezikon deri në 7 vite burg

Postuar: 09/11/2019 - 09:20

Prokuroria dhe amerikanët kanë fundosur kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas gati 2 vitesh hetimesh, Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen për lobimet ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të pandehur janë marrë kryedemokrati Lulzim Basha, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe financieri i kësaj partie, Ilir Dervishi. Më konkretisht Prokuroria e Tiranës ka mbyllur më 7 nëntor hetimet, ndërsa ka dërguar një shkresë në selinë blu, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore “Biniata Trade” dhe se ndaj tij rëndon akuza për falsifikim formularësh. “I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër licence 3180. Akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”, thuhet në dokumentin e prokurorisë. Po ashtu, i njëjti njoftim u ka shkuar edhe zotit Ristani dhe Dervishi, të cilët njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”. Por ajo që bie në sy në shkresën e prokurorisë është fakti se ndaj kryedemokratit Basha dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij ka rënë akuza për pastrim parash. Kujtomë që, prokuroria kishte ngritur për ta edhe akuzën për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”, por që kjo akuzë nuk është ngritur, pasi në argumentin e vet, prokuroria thotë se është thelbësore dëshmia e lobistit Muzin për të faktuar një akuzë të tillë. Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Kreu i PD rrezikon 3-7 vjet burg

Por shkuarja në gjykatë e kësaj çështje nuk përbën ndonjë risi për kryedemokratin Lulzim Basha. Kjo pasi për të dytën herë Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare. Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, të cilës Basha i shpëtoi me procedurë, kryedemokrati do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA. Kanë qenë pikërisht amerikanët, ata të cilët duket se kanë fundosur kreun e PD. Gazeta e deklaroi një ditë më parë se amerikanët kanë dorëzuar në prokurorinë shqiptare informacionet e kërkuara nga pala shqiptare, duke bërë të mundur që kjo çështje të mos flejë në sirtarët e institucionit dhe Basha të dalë si i pandehur para drejtësisë. Pra, dosjet e ardhura nga amerikanët duket se kanë fundosur Lulzim Bashën, i cili referuar veprës penale për të cilën akuzohet, rrezikon nga 3 deri në 7 vjet burg. “Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet ndër të tjera në nenin 190 në pikën 3. Ndërkohë, sa i takon zotit Arben Ristani, duket se ky ka rënë viktimë pas dëshmisë së Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, pasi gjatë kohës kur ka ndodhur lobimi, Ristani nën cilësinë e sekretarit asokohe nuk ka firmosur kontratën e lobimit. Megjithatë, vlen të theksohet se dërgimi i kësaj dosjeje në gjykatë është një sinjal se drejtësia ka filluar të lëvizë.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 15:23

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese po bllokohet sërish nga një tjetër ngërç midis Kuvendit, KED dhe Presidencës.  Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, “ajo çfarë po ndodh është mbijetesa e pres

Postuar: 14/11/2019 - 14:56

Ka përfunduar në këto momente mbledhja  e konferencës së kryetarëve, e cila u mbajt sot pas

Postuar: 14/11/2019 - 14:48

Presidenca ka njoftuar pak minuta më parë se pasditen e sotme do të organizohet ceremonia e betim

Postuar: 14/11/2019 - 14:41

Një person është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Antiterrori, pasi ka kërcënuar

Postuar: 14/11/2019 - 14:29

Të shumta kanë qenë reagimet ditën e sotme pas betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta

Postuar: 14/11/2019 - 13:48

Denar Biba, nënkryetari i KQZ, pak minuta më parë shprehu qëndrimin e tij, për betimin e Arta Vor

Postuar: 14/11/2019 - 13:45

Në mbledhjen e kreut të Partisë Demokratike me biznesmenët e Sarandës, duket se ka pasur edhe për