BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Furtunë largimesh në këshillat bashkiakë për shkak të dekriminalizimit, dorëhiqen 90 anëtarë

Furtunë largimesh në këshillat bashkiakë për shkak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar ditën e djeshme 6 vendet vakante të këshilltarëve bashkiakë, të cilët dhanë dorëheqjen si pasojë e frikës ndaj ligjit të dekriminalizimit. Në total sipas burimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dhënë dorëheqjen rreth 90 anëtarët të këshillave bashkiakë nga të gjitha bashkitë e vendit, të cilët janë zëvendësuar edhe me të tjerë. Por ende Prokuroria e Përgjithshme vazhdon hetimet për çdo anëtar të këshillave bashkiake, në sajë të ligjit të dekriminalizimit. Sipas burimeve, shumica e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa disa të tjerë janë larguar pas kërkesave të prokurorisë. Nga formularët e dekriminalizimit rezulton se janë këshillat bashkiakë ato që dominojnë me individë me rekord kriminale. Deri më tani janë 90 persona që janë zëvendësuar, ndërsa mësohet se kjo shifër pritet të shkojë në 150 individë. Sipas ligjit për dekriminalizimin, ndalohet të zgjidhen dhe emërohen ata që janë dënuar minimumi dy vjet me vendim të formës së prerë. Pezullohen ata që janë dënuar me dy vite në gjykatë të shkallës së parë. Verifikimi i të dhënave që përbëjnë shkak për pazgjidhshmëri dhe pakandidueshmëri, bëhen përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, të zgjidhet apo të emërohet, e mandej përmes verifikimit që do të ketë për detyrën të kryejnë të gjitha organet shtetërore që konform detyrës së tyre funksionale, të përcaktuar nga ligji ose Kushtetuta, do të administrojnë këtë lloj dokumentacioni. Refuzimi për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit apo mosdorëzimi i tij, në bazë të ligjit përbën shkak për mosregjistrimin e kandidatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo për mos emërimin nga organi përgjegjës.

Lufta KQZ dhe Prokurori

Ligji i dekriminalizimit është bërë shumë herë shkak përplasjesh ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Jo më larg se muaj mars Prokuroria kishte kërkuar nga KQZ e heqjen e mandatit për dy kryebashkiakë atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe atë të Tepelenës Tërmet Peçi me arsyetimin se nuk kishin deklaruar disa dënime me gjobë. Për këto dy kërkesa, KQZ vendosi kundër. “KQZ, në lidhje me vendimin për të shpallur pavlefshmërinë dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Adriatik Zotkajt, votoi me katër vota kundër. Në lidhje me vendimin për të shpallur pavlefshmërinë dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Tërmet Peçit, votoi me katër vota kundër”, u shpreh atëherë ish kreu i KQZ, Denar Biba. Por më pas KQZ si kundërpërgjigje ndaj prokurorisë publikoi një listë me 13 deputetë dhe 8 kryebashkiakë të cilët kishin plotësuar jashtë afateve ligjore deklaratat e tyre. Në listë ishin edhe deputetët Berisha, Ristani, Braho, por edhe disa kryebashkiakë. Tre anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të opozitës kundërshtuan që në fillim duke kërkuar që Komisioni të diskutonte dhe vendoste vetëm për dy kryebashkiakët që kërkoi Prokuroria. Por katër anëtarët e tjerë, përfaqësues të shumicës vendosën të diskutojnë hapur të gjitha shkeljet që kishin bërë deputetët dhe kryebashkiakët, të cilat kishin të bënin me të dhëna të pasakta, që nga ndryshimet e emrave e deri te gjobat. Pra siç edhe duket ky ligj ka qenë burim përplasjesh gjithmonë ndërmjet KQZ dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Andi KOROVESHI