Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Furtunë në gotë”, befason Grida Duma, tregon dy gjërat e tmerrshme të qeverisë

Postuar: 20/06/2019 - 17:46

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi situatën politike në vend dhe u ndal tek përgjimet e publikuara nga “Bild”.

“Përgjimet i kanë shastisur njerëzit, por pavarësisht kësaj askush nuk thirret në prokurori. Unë po të jem prind i njërit prej studentëve, apo të rinjve në burgje pse ka dalë të protestojë, qoftë edhe pse ka hedhur një shashkë nuk e di si do ndjehesha, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit. Kryeministri ka kapur të gjitha institucionet, vendi është pa gjykata, prokuroria e kapur ka kaluar edhe afatet e dy dosjeve 339 dhe 184”,- tha ajo.

Sa për incidentet dhe tensionet e ndodhura nëpër KZAZ-të e vendit ku policia bashkiake është përplasur me Policinë e Shtetit, Duama tha se kjo është një tjetër pasojë e mungesës së gjykatave në vend.

“Në Shkodër përplasen policitë se këtu nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ndaj edhe neve i lamë mandatet, ndaj dolëm nga sistemi se s’ka sistem. Nuk mundet që KQZ të tejkalojë, Presidentin, kështu e parashikon Kushtetuta”,- vijoi Duma në News24.

E duke vijuar me situatën, Duma foli për dy gjëra të tmerrshme të thëna nga përfaqësuesit e qeverisë.

Duma tha:

“Kësaj i thonë ngre furtunë në gotë se je i shashtisur. Dy gjëra të tmerrshme janë thënë, dje deklarata e Lleshaj se do të shkrinte policinë bashkiake, gjë që bëhet për të ushtruar terror, pasi kjo është e pamundur të ndodhë. Edhe ai njësoj si kryeministri që thotë do dënoj me 5 deri në 10 vite burg qytetarët që mund të dhunojnë zgjedhjet si dhe do t’i ndaloj të lëvizin jashtë vendit. Po qeveria nuk është gjykatë. Që kjo të ndodhë duhen minimumi 20 ditë, ndërkohë që nga zgjedhjet na ndajnë vetëm 10 ditë”, vijoi ajo.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 12:32

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duket se është i revoltuar me diskutimet e ditëve të fundit ku në qendër të vëmendjes mediatike kanë qenë Meta, Rama, Basha, Dvorani, Gjykata Kushtetuese etj.

Postuar: 19/11/2019 - 12:13

Padia penale në ngarkim të kreut të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të dorë

Postuar: 19/11/2019 - 12:05

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tregoi se çfarë kishte disku

Postuar: 19/11/2019 - 12:03

Pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij me Presidentin

Postuar: 19/11/2019 - 11:58

Zbardhen detaje të reja nga takimi rreth 90 minuta i Presidentit Ilir Meta me përfaqësuesit e par

Postuar: 19/11/2019 - 11:55

Pas përfundimit të takimit që zhvilloi ditën e sotme me kreun e shtetit, Ilir Meta, ka dalë në nj

Postuar: 19/11/2019 - 11:54

Pas zhvillimit të tryezës së dytë për Reformën Zgjedhore, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, në nj