BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Politike

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje furtunë në administratën shtetërore. Dje kryeministri Rama zhvilloi një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të 12 qarqeve në selinë rozë, me të cilët ka diskutuar rreth organizimit të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 25 Prill 2021. Drejtuesit e qarqeve kanë dorëzuar një raport javor mbi organizmin për fushatën zgjedhore për 2021 dhe mbi të gjitha problematikat në qarkun që ata drejtojnë. Gazeta ka mësuar disa detaje nga kjo mbledhje, teksa mësohet se Rama ka paralajmëruar se do të shkarkohen të gjithë drejtorët që nuk kanë përmbushur objektivat për të hapur vende të reja pune dhe rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Rama paralajmëron shkarkime

Sipas burimeve mësohet se shefi i ekzekutivit, u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të evidentojnë punën e çdo drejtori dhe kreu të institucionit në lidhje me shërbimet që ai jep për qytetarët dhe ka bërë të qartë se kushdo që nuk bën punë do të shkarkohet. Po ashtu, mësohet se Rama u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesi të institucioneve publike që varen nga ministritë që kanë dështuar në punën e tyre dhe se nuk do lejohet arroganca e këtyre personave në krye të institucioneve. Madje, sikundër theksuan të njëjtët burime në fjalën e tij, i pari i qeverisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 e ka vënë theksin në vazhdimësinë e takimeve me qytetarët për të rikuperuar “pikët” që mund të jenë humbur. “Nuk do lejohen në krye të institucioneve ata që nuk punojnë. Rishikim të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë kryer punën. Analiza për punën e drejtuesve të institucioneve. Evidentoni drejtorët që nuk iu kanë ofruar shërbim qytetarëve”, mësohet se është shprehur Rama. Pra, ky paralajmërim i kryeministrit Edi Rama duket se do të sjellë një frutën në administratë, ku viktimat e para pritet të jenë drejtorët “parazitë”, siç i etiketon shpesh shefi i qeverisë ata që nuk punojnë apo sillen keq me qytetarët.

Veliaj shkarkon nga detyra 20 drejtorë

Por si për koincidencë pak orë para se kryeministri Edi Rama të paralajmëronte furtunë në administratë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë vendimin për të rifreskuar disa nga drejtoritë e rëndësishme, me qëllim që ish-drejtorët të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore, që duket se ka nisur që tani. Kjo lëvizje e Erion Veliajt, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Tiranën, lidhet me përpjekjet për të maksimalizuar rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Mësohet se Veliaj i ka takuar personalisht ish-drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre të fokusohen për një fitore bindëse të PS. Konkretisht, një nga lëvizjet më të rëndësishme në strukturat e bashkisë është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili do t’ia lërë vendin Elton Kacidhes. Ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ndërkohë, që në vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish-drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Rifreskimi i strukturave në Bashkinë e Tiranës ka përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Urbanistikës, e cila do të drejtohet nga Frida Pashako. Ndërsa, Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish-drejtorin Rigels Balla. Ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, ku ish-drejtuesi Adi Boletini mësohet se është zëvendësuar nga Arjan Manahasa. Ndërkohë nga ana tjetër gazeta ka mësuar se rokada në nivel drejtorësh dhe jo vetëm pritet që të prekë edhe 59 bashkitë e tjera që drejtohen nga Partia Socialiste.

Më të lexuarat