BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

Fushata, Rama sulmon Metën e Berishën nga Mirdita dhe paralajmëron se opozita s’do njohë rezultatin e 14 majit, krerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” akuzojnë qeverinë për korrupsionin dhe shpopullimin e vendit

Fushata, Rama sulmon Metën e Berishën nga Mirdita dhe

Liderët e politikës shqiptare vazhduan me serinë e akuzave ndaj njëri-tjetrit në ditën e 24-t të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, që mbahen këtë javë. Kryeministri Edi Rama përsëriti kërcënimin ndaj rivalëve të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta se do të përballen me drejtësinë për kallëzimet penale të shumta ndaj tyre për aferën CEZ-DIA, “Gërdecin”, “21 janarin”, privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, vjedhjen e floririt në Krrabë, etj. Shefi i mazhorancës deklaroi gjithashtu se dyshja ish-kryeministër/ish-president do të tentojë të qëndrojë sërish në krye të opozitës duke përsëritur “alibinë” se mazhoranca u vodhi votat. Në krahun tjetër, kreu i fraksionit demokrat shumicë në PD, “Foltore”, Sali Berisha dhe lideri i PL, Ilir Meta akuzuan rivalin e tyre Rama nga Berati se është përgjegjës për varfërimin e vendit, shpopullimin masiv të shqiptarëve dhe rrënimin urban të qyteteve të Shqipërisë.
Rama: Basha e bën gjumin rehat, po Berisha dhe Meta jo!
Në Mirditë, ku prezantoi Ndrec Dedën për një mandat të dytë si kryebashkiak, Rama paralajmëroi Berishën dhe Metën se pas humbjes së zgjedhjeve lokale, do të përballen me drejtësinë. Ai i krahasoi me ish-liderin e PD dhe opozitës, Lulzim Basha, për të cilin shprehu se ishte i pazoti për të fituar, por nuk është i inkriminuar si Berisha-Meta. Kryeministri vuri bast se 2 liderët aktual të opozitës do të tërhiqen nga politika pasi do dështojnë në këto zgjedhje. “Thonin ‘Rama ik, ik Luli!’ Do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh kur të thonë ‘i vodhi, çohuni, Rama ik’, po këtë herë do ikin ata përfundimisht. Luli iku, po është rehat se është në gjumë. Këta nuk do ikin të flenë, këta nuk flenë dot. Kanë hesape të tjera. Drejtësia vonon, po nuk harron. Drejtësia ka vonuar sa s’ka më”, sulmoi Rama Berishën dhe Metën në Mirditë.
Rama për kandidatin e “BF” në Mirditë: I paska gjunjët copë!
Shefi i mazhorancës nuk la pa tallur as kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak të Mirditës, Albert Mëlyshi. Kryeministri theksoi se në politikë nuk fiton personat me karakter pozitiv, por ata që janë të aftë të drejtojnë. Rama e konsideroi Mëlyshin si njeri me gjunjë të dëmtuar e të pafuqishëm për të drejtuar Mirditën si Ndrec Deda i PS. “Gjithçka kisha dëgjuar por kur thotë kandidati ‘jam djalë i mirë, më jepni votën’, këtë se kisha dëgjuar. Unë nuk kam motër për të martuar, djalë i mirë të jetë, por a është i zoti, a e tërheq karrocën?! Mesa shoh unë i paska gjunjët copë. S’dua të merrem se nuk e njoh fare”, u tall Rama me Mëlyshin.
Berisha në Berat: Rama vendosi diktaturën e varfërisë dhe shpopulloi Shqipërinë
Në Berat, liderët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Berisha-Meta prezantuan kandidatin e tyre për kryebashkiak, Zija Ismaili. Ish-kryeministri fajësoi Edi Ramën se po shkatërron e varfëron prej 10 vitesh Shqipërinë, duke rrënuar ekonominë, perspektivën e punës dhe jetës, dhe mbi të gjitha po imponon diktaturën e varfërisë me emigrimin e rreth 1 milionë shqiptarëve.  "Ky njeri (Edi Rama) sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre. Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kennedy thotë se njëri nga 3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. Pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona? Varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti e nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”, akuzoi ish-kryeministri Edi Ramën në Berat.
Meta: Rama premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit, do godasim korrupsionin
Në takimet me qytetarë beratas, ish-presidenti Ilir Meta e konsideroi kryeministrin Edi Rama simbol të korrupsionit. Gjithashtu, Kreu i PL fajësoi Ramën për krimet urbanistike në Durrës, Korçë, Vlorë dhe Berat. Ai u kujtoi qytetarëve beratas premtimin e pambajtur për 10 vite se do të krijonte ishullin e Beratit.  Meta premtoi se qeverisja e tij me Berishën do të vendosë transparencën në plan të parë. “Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit, me velierën atje 10 miliardë lekë, që ka goditur zemrën e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kulle në Korçë. Rama, arkitekti i prishjes së Sheshit të Flamurit. Ka ardhur koha, dhe jam i bindur, që të japë llogari. Ai premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit. Votoni Zija Ismailin, pasi ai do t’ju hapë dyert e bashkisë për të gjithë. Do të kalojmë nga korrupsioni tek transparenca”, tha mes qytetarëve të opozitës Ilir Meta.

Më të lexuarat