
Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Fushata zhvendoset online, Basha sulmon Ramën për ekonominë dhe premtimet, kryeministri i kërkon të shkrijë partitë e vogla

Shkruar nga Aleksandra HOXHAJ 21 Janar 2021

Fushata zgjedhore e këtij viti pritet të jetë shumë më e veçantë se zgjedhjet e shkuara. Për shkak të pandemisë të gjitha palët po përdorin në maksimum rrjetet e tyre sociale edhe këtë gjë po bëjnë edhe 2 kandidatët për kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Lideri demokrat prej disa ditësh ka postuar video dhe statuse të cilat fokusohen më së shumti tek premtimet që kryeministri Rama sipas Bashës nuk i ka mbajtur. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama përveç ironive të përdorura ndaj Bashës dhe Partisë Demokratike, është fokusuar më së shumti tek procesi i rindërtimit pas tërmetit. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme ka postuar një video me pyetësor për qytetarët e Tiranës. Në video qytetarët janë pyetur nëse do të vazhdonin ta mbanin ende në punë një person i cili nuk ka bërë asgjë në 8 vite punë. Shumë qytetarë janë përgjigjur se do ta largonin nga puna një person të tillë. Basha me anë të kësaj video donte të tregonte se kryeministri Rama nuk ka bërë asgjë në 8 vite qeverisje prandaj sipas tij ka ardhur koha që të largohet nga qeveria. Po ashtu kreu demokrat postoi dhe një raport nga Eurostat në të cilin Shqipëria renditej në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Basha u shpreh se të rinjtë e Shqipërisë janë detyruar të ikin nga Rama, i cili sipas tij ka shkatërruar ekonominë e këtij vendi. Lideri i PD tha se për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike e vendit tonë është më e keqja në rajon. “Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon. Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, shkruajti Basha.
Rama vendos fokusin tek rindërtimet
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të jetë i fokusuar më së shumti tek procesi i rindërtimit. Ditën e djeshme ai ka qenë i pranishëm në Vorë ku kanë nisur punimet mbi lagjet e dëmtuara nga tërmeti. Rama tha se familjet e prekura në këtë zonë së shpejti do të rikthehen në shtëpi të reja. “Transformimi historik i Vorës pas tërmetit që nxori jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetra pallate, ka hyrë në fazën e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale. Familjet e prekura do të rikthehen jo vetëm në apartamente të reja, po edhe në lagje me standarde urbane krejt të ndryshme nga ato që ishin më pare”, tha kreu i qeverisë. Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka qenë dhe në njësinë administrative Manzë, në Durrës. Rama u shpreh se investimet e ndërtimit të një rrjeti të mirë për furnizimin me energji, një sërë biznesesh do të jenë përfituese. “Nis puna për ndërtimin e rrjetit të ri të tensionit të mesëm dhe të ulët në njësinë administrative Manzë, Bashkia Durrës. Një investim nga i cili përfitojnë cilësi më të mirë furnizimi me energji afro 10 mijë banorë si dhe një sërë biznesesh të cilat ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë. Ministrja Belinda Balluku dhe Administratori i OSHEE, Adrian Çela inspektojnë ecurinë e punimeve”, u shpreh Rama.
Më të lexuarat


Fatos Klosi flet për takimin e Berishës me Ramiz Alinë: Saliu u tregua i zoti me të gjitha llojet e prapaskenave

Çfarë ndodhi? Meta del me kërcënime: Paralajmëroj çdo zyrtar të ketë kujdes maksimal!

Listat për 25 Prillin/ Agron Duka thyen heshtjen pas marrëveshjes me PD-në: Basha më ka komunikuar që do jem ...

Marrëveshja e minutës së fundit, zbulohet arsyeja pse Nard Ndoka refuzonte të firmoste me Bashën

"Je i ftuar të na bashkohesh ne", Bylykbashi i bën ftesën e papritur 'live' në emision, ja si i përgjigjet Astrit Patozi

Marrëveshja me Bashën, zbulohet vendi i Agron Dukës në listën e PD në Durrës

Murrizi parashikon se çfarë do të ndodhë nëse Rama fiton zgjedhjet e 25 prillit: Ai duhet të mbyllë telefonin dhe t’i vendosë kangjella shtëpisë, ja çfarë e pret...

PD dakortësi me aleatët në minutën e fundit, Astrit Patozi zbulon kush është risia e kësaj marrëveshje

Myslim Murrizi bën reagimin e papritur: Më kurajozi është Nard Ndoka! Ja çfarë do të shihni në 8 Mars

LSI doli jashtë koalicionit me demokratët për 25 Prillin, reagon anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, tregon pse u mor ky vendim nga Kryemadhi
