Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Gabim historik”, kreu i Komisionit të Jashtëm të PE i zhgënjyer nga mos-hapja e negociatave për Shqipërinë bën propozimin e papritur: Duhet riparë vota me unanimitet!

Postuar: 23/10/2019 - 13:28

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister është shprehur i zhgënjyer me mosarritjen e unanimitetit për aprovimin e hapjes së negociatave për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për ‘’EURACTIV’’, anëtari i kristiandemokratëve gjermanë në PE beson se përçarja mes vendeve të BE-së ka cënuar besueshmërinë e këtij organizmi. Ndërkohë, vendimin e KE-së në 17 tetor e quan ‘’gabim historik’’.

“Unë jam shumë kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në Samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se ky është një gabim historik. Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë?!”, thekson McAllister.

Ndërkohë, eurodeputeti gjerman cilëson se duhet të merret në konsideratë ‘’shumica e kualifikuar’’ për t’u dhënë fuqi vendimeve të BE-së duke parë vështirësinë e arritjes së konsensusit për çështje të ndryshme të Europës së Bashkuar.

‘’Për të krijuar një politikë të fortë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ne duhet të bëhemi më fleksibël dhe të vendosur. Ekzistojnë disa mundësi në të cilat ne mund të fillojmë të përdorim shumicën e kualifikuar, për shembull, kur vendosim sanksione. Ne nuk kemi asnjë shans për të forcuar pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare nëse një shtet anëtar është në gjendje të bllokojë çdo vendim të politikës së jashtme’’, nënvizon diplomati gjerman.

Për sa i përket aspiratave të Shqipërië dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë aprovimin për nisjen e negociatave për integrim në BE, anëtari i CDU-së (kristiandemokratët gjermanë), McAllister shpreson që vendet anëtare të BE-së të arrijnë në konkluzion të përbashkët pozitiv në samitin e ardhshëm që do të mbahet në maj të 2020-ës.

‘’Së dyti, presidenti francez në argumentin e tij theksoi se ai ishte kundër bisedimeve të pranimit sepse ai besonte se BE së pari duhet të rishikojë procesin e zgjerimit. Jam dakord që ka gjëra që mund të bëjmë më mirë në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë shpresoj që 27 liderët e BE-së do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje gjatë presidencës së ardhshme, kur samiti i Ballkanit Perëndimor është planifikuar për majin e vitit 2020. Ndoshta atëherë do të ketë një përparim në bisedime dhe do të negociohet një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj kështu”, përfundon zyrtari i lartë i politikës së jashtme të BE-së David McAllister.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 23:59

Emërimi dje pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 23:47

Presidenti Ilir Meta theksoi se zgjidhjen e krizën e shikonte tek zgjedhjet e lira, por sipas tij

Postuar: 14/11/2019 - 23:23

Arben Malaj teksa komentoi betimin tek noterja gjyqtarja, Arta Vorpsi tha se është e papranueshme

Postuar: 14/11/2019 - 22:58

Presidenti Ilir Meta ende nuk e ka menduar se çfarë do të bënte nëse do dilte në “pension&r

Postuar: 14/11/2019 - 22:57

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i i

Postuar: 14/11/2019 - 22:40

Presidenti Ilir Meta thotë se Rama nuk është konsultuar me të për “Shengenin Ballkanik&rdqu

Postuar: 14/11/2019 - 22:28

“Parlamenti praktikisht është vetëshpërndarë për mënyrën si është.