BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat
x

Politike

Gara e brendshme në PS, Taulant Balla del me thirrjen e fortë dhe zbulon risinë më të fundit: Do aplikohet formula e bashkëdrejtimit, një vajzë e një djalë!

Gara e brendshme në PS, Taulant Balla del me thirrjen e fortë dhe

Partia Socialiste ka nisur sot procesin zgjedhor në 6 Bashkitë e qarkut të Fierit, për të zgjedhur aty kryetarët, në kuadër të riorganizimit të brendshëm të kësaj force politike.

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla në një prononcim për mediat bëri të ditur se socialistët do ti nënshtrohen një procesi gare reale, ndërkohë që ftoi kandidatë që të bëhen pjesë e përballjeve.

“Kemi startuar në të 6 bashkitë e qarkut të Fierit procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS në të 6 bashkitë, qoftë të kryetarëve të partisë. Dua t’ju informoj se në qarkun e Fierit PS do të ketë bashkëkryetar në nivel bashkie pra një zonjë dhe një zotëri.

Kjo formulë e re na jep mundësinë që këtu në Fier të aplikojmë mundësinë  që partia të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua një vajzë dhe një djalë sepse ky është një model që ka rezultuar i suksesshëm.

Ajo që është shumë e rëndësishme është edhe përzgjedhja e një sekretari organizativ qoftë në nivel bashkie por edhe në nivel qarku për të koordinuar edhe më mirë punët dhe organizimin e partisë.

Ftoj çdo anëtar të PS-së që mendon se mund të jap një kontribut në mirëorganizimin e partisë që të depozitoj dokumentacionin pranë sekretarit organizativ.

Është shumë e rëndësishme që kjo të jetë një garë e hapur. Të kuptohet nga të gjithë që partia socialiste e zhvillon këtë proces si një proces të hapur, ku duhet të përfshihet më shumë sesa vetëm partia edhe gjithë komuniteti për të nxitur kandidaturat më të mira.

Partia socialiste jo vetëm që është partia më e madhe në vend por edhe përgjegjësia e drejtimit të PS në çdo bashki është një përgjegjësi që ndihmon në atë që për ne është shumë e rëndësishme.

Roli i strukturave të partisë socialiste në territor është ura lidhëse mes qeverisë, grupit parlamentar, të zgjedhurve vendor dhe komunitetit. Sa më e fortë kjo urë lidhëse aq më shumë rritet kërkesa e llogarisë ndaj të zgjedhur tek zgjedhësit.

Ndaj ky reformin, kjo përzgjedhje e re, këtu në qarkun e Fierit ku është edhe partia më e mirëorganizuar në të gjithë territon e Shqipërisë do të ketë rëndësinë e vetë.

Unë do të jem vetë në të gjitha nivelet dhe asambletë e bashkive për të ndjekur këtë proces që të jetë transparent dhe efikas.

Në përfundim të këtij  procesi që konkludon në shtator do të zgjidhen drejtues e drejtuese efikas dhe do të jemi sërish këtu për të nisur përgatitjet e zgjedhjeve vendore 2023, ku natyrshëm nuk ka asnjë rezultat tjetër ku synojmë të rikonfirmohemi në të 6 bashkitë e qarkut”, tha Balla.

Më të lexuarat