Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gara për kreun e PD, Basha: Rruga e vetme për shqiptarët janë demokratët, do bëjmë realitet qeverinë e qytetarëve

Postuar: 16/07/2017 - 13:54

Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrenjasit duke ndarë me ta nevojën për të vazhduar betejen politike për kauzat e drejta të shqiptarëve. Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi të korrupt​uar.

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërtimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike. Ju them që jam gati për të vazhduar betejen politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike. Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”, tha Basha.

Ai tha se zgjedhjet e 25 Qershorit nuk ishin të ndershme dhe u provuan kauzat e opozitës nga shitblerja masive e votës. Basha tha se kjo është një mazhorancë fiktive.

“25 Qershori provoi se kauzat tona të dekriminalizimit, të luftës kundër drogës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike për Shqipërinë sot. Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor. Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme. Plani ynë për një qeveri të qytetarëve parashikon që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre pa qënë nevoja të shkojnë emigrantë. Të kenë mundësi për punësim. Të mos kenë frikë nga të fortët, nga të pushtetshmit dhe të zgjedhin lirisht qeverisjen që meritojnë në nivel qendror dhe lokal. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fiktive. Prodhim jo i shpresës, as i vizionit për të nesërmen por i dëshpërimit, i frikës që mbollën dhe thelluan. Njësoj si në 1991 nuk ka se çfarë ti ofrojë shqiptarëve. Ekonominë e kanë në kolaps. Arkën e shtetin e kanë në kolaps. Qeverinë e ka ilegjitime pa votën e shqiptarëve. E dimë ne, e dinë shqiptarët. E di edhe ai dhe e dinë edhe socialistët”, tha Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2017 - 17:08

Deputeti i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar ditën e sotme ndaj situatës në sistemin shëndetësor në vend. Në një status në “Facebook” Shehu thotë se projekt-ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave po kthehet sërish në Kuvend, dhe se kostot do të bien mbi qytetarët.

Postuar: 21/09/2017 - 16:56

Avokati Spartak Ngjela kohët e fundit është pozicionuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Postuar: 21/09/2017 - 16:39

Aleatët e  kreut të PD-së Lulzim Bashës kanë identifikuar  sistemin zgjedhor që duan.

Postuar: 21/09/2017 - 15:32

Ministri Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit që pritet të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Postuar: 21/09/2017 - 15:09

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme t

Postuar: 21/09/2017 - 14:37

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili në terren do të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtori

Postuar: 21/09/2017 - 14:24

Në kuadër të  programit të qeverisë në Kuvend në lidhje me vendimin për miratimin e pullës së barnave, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kry