BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Gara për 25 Prillin, Ylli Manjani flet hapur: Ja pse Ramën nuk mund ta krahasojmë me Bashën!

Gara për 25 Prillin, Ylli Manjani flet hapur: Ja pse Ramën nuk mund ta

Sipas një sondazhi nga Euronews Albania dhe MRB, popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama dhe drejtuesen e së LSI-së Monika Kryemadhi ka shënuar rënie në perceptimin publik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me liderin e PD-së Lulzim Bashën.

Për ish-ministrin e drejtësisë, Ylli Manjani vlerësimi për liderët është mentalitet i pastër komunist. Sipas tij, është i pavend krahasimi i Ramës me Bashën, pasi kryeministri tha ai, gjatë gjithë jetës së tij politike ka qenë aktor.

“Rama që kur ka hyrë në politikë, edhe kur të mos jetë në politkë do të jetë gjitjhmonë njeri i kuotuar, sepse ai është aktor. Në Shqipëri bën si Ismail Qemali, shkom në Evropë bën si Ataturku. Është aktor, i bën të gjitha, është në një rol permanent. Nuk duhet krahasuar me Lulzim Bashën, por me një aktor”, tha z. Manjani.

Nga ana tjetër sipas tij kjo nuk ka të bëjë fare me votat, pasi është vetëm analizë e një ekstrakti njerëzisht të pyetur në një sekuencë të caktuar kohe.

Më të lexuarat