Politike

Gara për agjentë në BKH, Ambadasa Amerikane del me apelin e rëndësishëm

Gara për agjentë në BKH, Ambadasa Amerikane del me apelin e

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje për t’ju bashkuar garës për FBI-në shqiptare.

Ambasada shkruan se Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur një tjetër garë për rekrutimin e agjentëve, ndërsa kërkon pjesëmarrjen e sa më shumë kandidatëve.

“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI. Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit & krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e 1, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar & dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë,”-shkruhet në postimin e ambasadës.


BKH duhet të ketë pjesë të strukturës së saj 60 agjentë, që nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm të SPAK, do të hetojnë veprat penale, në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Së fundmi, gara është rihapur për plotësimin e 32 vendeve vakante.

 

Gara për agjentë në BKH, Ambadasa Amerikane del me apelin e

Më të lexuarat