
"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Mars 2023

Analisti Ben Andoni ka komentuar ditën e sotme garën për bashkinë e kryeqytetit. Ai u shpreh në një intervistë se ata që humbën në primare përballë Belind Këlliçit nuk do të japin kontribut në përballjen e tij me Veliajn. Ben Andoni nga ana tjetër vlerësoi qasjen e Belind Këlliçit për të mos përfshirë në fushatë ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Ka një perceptim që njerëzit që futen në primare nuk janë aq demokratë në Shqipëri sa të humbasin dhe të mbledhin vota. Nuk besoj se ata do e pengojnë por nuk besoj as se do e ndihmojnë në zgjedhjet lokale. Po them për kandidatët me të cilët garoi.
Ka bërë një zgjidhje të zgjuar. Deri tani nuk e kemi parë zotin Berisha të përfshirë në Tiranë përveç manifestimit kur doli para bashkisë”, tha Andoni.
Më tej ai foli edhe për ndarjen në Partinë Demokratike duke e cilësuar atë ndarje interesash dhe për elektoratin. “Ndarje e PD është ndarje interesash nuk është ndarje për elektoratin. Aseti i një partie, ajo vetë është një aset ku ti ke benefite të ndryshme. Në rastin e zotit Alibeaj është në parlament. Mbi të gjitha ke nderin e madh që drejton partinë e parë në vend. Kanë benefite shumë të mëdha përveç gjërave të tjera.
Më vjen keq për mënyrën si përfundoi Partia Demokratike. PD ka mbyllur misionin e vet, pavarësisht përçarjeve. Kauza e të përndjekurve e kanë marrë socialistët dhe tani po e çojnë deri në fund rimburismin e një pjese. Nuk dua të marr kohë. Pas Partisë Demokratike në një kohë të afërt kur PS nuk do të jetë në fuqi, do të ndodhë edhe shuarja e PS. Sepse të dyja këto parti nuk na përfaqësojnë më. Që pas marrëveshjes së vitit 2008, Berisha dhe Rama nuk mund të ulen më që të ndryshojnë kushtetutën”, u shpreh Andoni.
Më të lexuarat


Tensionet në kufi/ Tërhiqet policia dhe kryekomunarët, serbët hidhen sërish në sulm

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Paralajmërimi për protesta, deputeti i njohur tregon 'zgjidhjen' se çfarë duhej të bënte opozita para zgjedhjeve

"BF" ankimoi rezultatin zgjedhor ndaj kësaj bashkie, KAS del me vendimin e fundit

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

PD e Shkodrës i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" deklaratave të Tom Doshit: Ja kur e ka zanafillën humbja e opozitës

“Pranuan bashkëpunimin me Metën”, deputetja zbulon "sekretet" brenda partisë: Ja kush e 'dërgoi' PD në katastrofë

Rinumërimi i votave përmbys rezultatin dhe i merr një tjetër këshill bashkiak PS-së (emri)

Lokalet/ Pas kërkesës së kësaj partie politike, KAS ndërmerr veprimin urgjent në Mallakastër

Tensione në veri të Kosovës/ Presidenti Begaj telefonatë urgjente me komandantin e KFOR-it, zbardhet biseda
