BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Politike

“Garantët e krimit po dalin. Video po përgatitet!”, Meta kërcënon kreun e KED: Skandaloz presioni që po i bëhet Vitore Tushës

“Garantët e krimit po dalin. Video po përgatitet!”, Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për presionin që sipas tij po i bëhet anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!” – shkruan Meta në Facebook.

Më herët ishte ish-kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj që akuzoi Tushën se kishte shkelur ligjin duke njohur Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.