Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Garda e Republikës dhe Policia në këmbë, merren në mbrojtje 5 anëtarët e KQZ, të shoqëruar me truprojë nga njësia speciale

Postuar: 12/06/2019 - 13:34

Pas vendimit të Presidentit të Shqipërisë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ditën e hënë u mblodh KQZ dhe e hodhi poshtë me pretendimin se është e pavlefshme dhe jo ligjore, ku u vendos që zgjedhjet do të mbahen me 30 qershorë.

Mes kryetarit dhe anëtarëve të KQZ ka pasur përplasje të forta, për pesë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë. Truprojat janë në dispozicion të anëtarëve të KQZ prej pak ditësh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot por pa kryetarin Klement Zguri, i cili u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja e kaluar.

Ai deklaroi në mbledhjen e fundit se nuk mund të jetë pjesë e mbledhjeve për shkak të anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Mbledhja e sotme është thirrur nga Zv/kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Në rend të ditës, KQZ ka pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 14:23

Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak ditën e hënë.

Postuar: 17/08/2019 - 13:59

Kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ftuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha për një

Postuar: 17/08/2019 - 13:56

Edhe pse Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen, Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka thirrur mbledhjen p

Postuar: 17/08/2019 - 13:37

Parlamentit shqiptar do t’i shtohet edhe një parti tjetër në mesin e 70 partive aktuale.

Postuar: 17/08/2019 - 13:03

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për media ka reaguar për ngjarjen ku humbën jetë

Postuar: 17/08/2019 - 12:15

 Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe, pasi vajza e saj ka sje