BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x

Politike

“Garda të mos na trajtojë si keqbërës”/ Gazetarja përplaset me sekretarin e Kuvendit: Ngjarjet si e Ndokës e Prengës zhvillohen edhe në korridore! (REPLIKAT)

“Garda të mos na trajtojë si keqbërës”/

Sot u zhvillua në ambientet e Kuvendit një takim mes gazetarëve dhe Sekretarit të Kuvendit Genci Gjonçaj, për rregulloren e re të miratuar, ku një prej të cilave, ndalon hyrjen e gazetarëve në mbledhjet e komisionit.

Gjonçaj tha se qëllimi i këtij vendimi nuk është për të shmangur gazetarët, por për t’i ofruar atyre komoditet.

Ndërsa nga krahu tjetër, gazetarja Esiona Konomi, propozoi që gazetarët të mos jenë të pranishëm me kamerat e tyre në mbledhjet e komisionit, por të marrin plane në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Gjithashtu ajo kërkoi, që në momentin që gazetarët janë të akredituar, të mos trajtohen si kriminelë nga punonjësit e Gardës.

Genci Gjonçaj: Intervista do të jepet ose këtu, ose aty, ose këtu. Në vende që kanë logon e Kuvendit mbrapa. S’kemi thënë që dalja e gazetarëve është rekomandim i BE. Ne kemi thënë që ky sistem i ri, ofron komoditete nga gazetarët. Ne këtë e kemi parë në ndihmë të gazetarit, jo në mënyrën që e qasni ju. Nuk ekziston asnjë shqetësim në lidhje me bezdisjen e gazetarit, jo! Qëllimi ynë ka qenë të jemi sa më transparentë me publikun, për të krijuar kushte deçente.

Esiona Konomi: Ju keni një eksperiencë nga Gjykata Administrative. Në kulturën tonë, ngjarjet nuk zhvillohet vetëm në komisione, edhe në korridoret. Ju kujtoj rastet e Ndoka, Prenga. Në një demokraci liberale, Kuvendi kontrollon qeverinë dhe jo e anasjelltas. Ne sot nuk futemi dot në asnjë institucion, marrim informacion të gatshëm. Grupet e whatsapit i kanë të mbyllura, sa ato flasin, e ne nuk pyesim. I vetmi vend që kemi zhvilluar agjendën tonë, pyetjet më të mira, janë ato që deputetët nuk duan të përgjigjen dhe ne e kemi bërë në korridoret e Kuvendit.

Dikush mjaftohet me atë kanal, e ne duam të kemi kamerën tonë. Propozimi im është i tillë, që secili nga ne të zgjedhë vetë. Për mua është shumë e rëndësishme të lejohemi lirshëm në Kuvend dhe të mos marrim leje. Në korridor unë ta kem kamerën, ndërsa në komision jo. Në këtë rregullore, të specifikohet që Garda e Republikës nuk ka asnjë detyrim ndaj nesh. Unë të kem autorizimin dhe të kem lirinë time. Mos na trajtoni si keqbërës, për aq sa kohë jam e akredituar

Genci Gjonçaj: Unë jam shërbyes civil dhe përgjigjem për poziciononin që kam. Sa i përkon pjesës që ju kërkuat, ju nuk do të ndaloheni për të marrë plane, për një moment të caktuar. Kamera gjatë gjithë mbledhjes së komisionit. Sa i takon pjesës edhe ju bashkoheni me propozimet e deritanishme, ju kërkoni prezencën e gazetarit.

Më të lexuarat