BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Politike

Gary Kokalari zbulon dëshmitarët që do çojnë pas hekurave familjen Berisha për “Gërdecin”, paralajmëron shpalljen “non grata” të Metës dhe tregon se kush është i penduari i dosjes “McGonigal”që do fundosë shumë emra

Gary Kokalari zbulon dëshmitarët që do çojnë pas

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari ka komentuar dje situatën politike në Shqipëri, ndërsa e ka ndalur theksin tek zhvillimet brenda Partisë Demokratike, çështja “McGonigal” apo edhe hetimi nga SPAK i disa dosjeve të bujshme, siç është “Gërdeci”.  Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Kokalari ka zbardhur emrat e dëshmitarëve që do çojnë pas hekurave familjen “Berisha” për tragjedinë e “Gërdecit”. Sipas tij, personi kyç që mund të zbulojë me detaje se çfarë ndodhte në të vërtetë në Gërdec është gjenerali Luan Hoxha, fakt ky që gazeta “SOT” e ka zbuluar edhe më parë. “Ka edhe prova që Shkëlzen Berisha ishte duke bashkëpunuar me Delijorgjin, i bëj thirrje kreut të SPAK Dumani që ti shkojë me themel asaj historie. Por edhe kompaninë Southern Armo ta hetojë, një kompani amerikane që drejtohej nga Patrick Henry, nënkrontraktor i Delijorgjit dhe pajisjet e tij u shkatërruan në shpërthim. Unë kam folur me një person që punonte për kompaninë e tij, që po rrinte në një hotel larg shpërthimit dhe me tha që toka u shkund. Këta janë personat që duhet të merren në pyetje. Dhe mbi të gjitha gjenerali Luan Hoxha, që vetëm pak para se të merresh në pyetje u largua dhe fitoj azilin në SHBA, që besoj ka patur një marrëveshje. Mesa di është ne Bronks dhe duhet të thirret për të dëshmuar.  Nuk mund të ketë një hetim të thellë dhe të plotë për Gërdecin nëse, nuk thirret për të dëshmuar Luan Hoxha, Fatmir Mediu, kush ka punuar atje por edhe përfaqësues nga kompania AEY. Bënë mirë me Shkëlzen Berishën që e thirrën, por shpresoj ti shkojnë deri në fund”, deklaroi ai për “Report TV”.

Meta “non grata”

Më tej gjatë fjalës së tij, aktivisti shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari paralajmëroi edhe shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ish-presidentit Ilir Meta. “Unë e kam patur mendimin tim dhe ende e kam, që nëse ka kandidatë të denjë për tu sanksionuar nga SHBA ai është Ilir Meta. Sepse e kam thënë  shumë herë  këta individë e duan dhe qëndrojnë në politikë vetëm për para, nuk e di nëse kanë bërë diçka të mirë për Shqipërinë, apo për demokracinë shqiptare, ata kanë menduar vetëm për xhepat e tyre asgjë më shumë. Prandaj duhet të ikin”, u shpreh ai.

Berisha, “kartë e djegur”

Ndërkohë, aktivisti shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është kartë e djegur dhe si i tillë ai s’ka çfarë t’i ofrojë më Partisë Demokratike. “Nuk e kam të qartë dinamikën aktuale të Partisë Demokratike, por mund t’ju them me bindje se për sa kohë Berisha është një krye, ajo është një parti e vdekur. Sepse ai I ka sjellë vdekje dhe shkatërrim Shqipërisë. Nëse e mbajnë vetëm do të humbasin. Por e vetja mënyrë që të jenë një forcë e besueshme politike, është ta largojnë Berishën, të vijë një gjeneratë e re në krye të partisë dhe të behën partia e  të ardhshmes.  PD duhet të jetë një opozitë legjitime, por me Berishën në krye është e pamundur”, tha ai.

Skandali “McGonigal”

Por nuk ndalet me kaq, pasi aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari ka folur edhe për rastin e dosjes “McGonigal”. Sipas tij, Agron Neza ka folur dhe është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë në SHBA, çka do të thotë se do të fundosen shumë emra të përfshirë në këtë skandal. “Kjo histori sapo ka filluar, sepse është një sulm që i bëhet FBI-së që po shikohet me mikroskop, nga Republikanët pasi mendojnë se është keqpërdorur më herët. Por edhe sepse ka një ish shtetas shqiptar që I ka dhënë para një ish agjenti të FBI. Dhe këtë se fsheh dot njeri. Unë besoj se hetuesit amerikan do ta marrin me shumë seriozitet këtë çështje dhe jo si hetuesit në Shqipëri, është e  rëndësishme ti shkohet deri në fund. Por unë besoj se Agron Neza është duke bashkëpunuar pasi nuk ka zgjidhje tjetër, sepse mundësitë e tjera I ka ose burg ose penalitete të tjera, dhe besoj se drejtësia do të zbardh gjithçka në lidhje me të”, nënvizoi mes të tjerash aktivisti shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari.