Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Gati deri në mars të vitit 2020", Fanca bën kthesën e madhe, tjetër ‘skenar’ ndaj Ballkanit Perëndimor

Postuar: 12/11/2019 - 17:59

Pas bllokimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë  dhe Maqedonisë së Veriut në BE, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ndodhur nën një presion të fortë nga partnerët për të hequr dorë nga pozicioni i saj  i ashpër në Samitin e ardhshëm europian, ka vendosur t’i propozoi Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit.

Sipas Presidentit të Maqedonisë së Veriut Pendarovski, Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ‘Metodologjia e re e zgjerimit të BE, do të jetë gati deri në mars të vitit 2020’.

Stevo Pendarovski, pas takimit që zhvilloi me Macron, tha se: Presidenti francez shpreson që reformimi i metodologjisë të bëhet deri në mars të vitit 2020, në mënyrë që në Samitin e Zagrebit, më 6 maj 2020, të mund të merret një vendim lidhur me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Stevo Pendarovski tha se “Franca tashmë ka paraqitur një propozim joformal për vendet anëtare të BE-së që parasheh reformimin e metodologjisë së negociatave të pranimit, një reformë që Macron po kërkon të miratohet përpara se të japë dritën e gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas Pendarovskit, “Në parim, Macron mendon se metodologjia duhet të miratohet më së voni deri në muajin mars. Ai më ka thënë saktësisht se kurrë nuk ka qenë qëllimi i tij që të na rekomandojë ndonjë alternativë tjetër, në vend të anëtarësimit në BE. Macron thjesht dëshiron të përmirësojë procesin, që mos të prodhojë burokracira dhe dështime thelbësore”.

Macron prej kohësh kërkon një reformim të vetë BE-së dhe rregullave se si ajo do të zgjerohet më të ardhmen. Franca ishte një ndër vendet që më 18 tetor bllokoi procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me arsyetimin se fillimisht Unioni duhet të vetëreformohet dhe të mos shkaktojë më dështime si BREX-it apo probleme të tjera të brendshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 09:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë vlerësimet dhe ekspertimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Postuar: 12/12/2019 - 09:20

Kryeprokurori Olsian Çela ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së në misionin e tij për të luftu

Postuar: 12/12/2019 - 09:10

Reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e organeve të reja të drejtësisë kanë qenë disa nga temat

Postuar: 12/12/2019 - 09:00

Reforma në drejtësi duket se po lë pa gjumë shumë politikanë në vend.

Postuar: 12/12/2019 - 08:55

Partia Demokratike ka kujtuar dje 29 vjetorin e themelimit të saj.

Postuar: 12/12/2019 - 08:36

Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron orga

Postuar: 12/12/2019 - 07:58

Qeveria ka bërë bilancin paraprak të tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima e shumë dë